1261 maturantë të Komunës së Gjilanit i janë nënshtruar te shtunen testit të maturës.
Procesi është zhvilluar në 10 qendra me 43 administrues si dhe 10 komisione me nga tre anëtarë pjesëmarrës.
Për të parë nga afër ecurinë e procesit të testit të maturës, ishte nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e cila në emêr të kryetarit Alban Hyseni, i ka uruar maturantët për rezultate pozitive.
Për këtë proces Drejtoria e Arsimit, i ka bërë të gjitha përgatitjet për t’u mbajtur testi i maturës në mënyrë të regullt sipas kërkesave të MAShT-it.
Procesi është pëcjellë edhe perfaqësues nga MAShT-i, Drejtoria e Arsimit dhe shkollat.
Për rast nevoje drejtoria ka aranzhuar edhe ekipet mjekësore e psikologjike për nxënësit.
c