Dokumentet e nevojshme për ndërrimin e emrit personal për shtetasit e moshës madhore.
Kërkesa për ndërrimin e emrit personal bëhet personalisht duke i ofruar dokumentet si në vijim:
Kërkesën e plotësuar ;
Dokumentin e identifikimit;
Certifikatën e lindjes;
Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;
Vërtetimin nga arkiva (duke përfshirë historikun e ndryshimeve për emër dhe mbiemër të pasqyruara në regjistrin fizik të lindjes);
Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime të vendbanimit aktual, dhe vërtetimin e vendbanimit të mëparshëm, nëse pala ka bërë ndërrim të vendbanimit si dhe vërtetimin nga vendi i lindjes;
Vërtetim nga policia për verifikimin e së kaluarës kriminale;
Vërtetim nga administrata tatimore se nuk ka borxh ndaj shtetit;
Vërtetim i tatimit në pronë që ka kryer të gjitha obligimet.
Dokumentet e nevojshme për ndërrimin e mbiemrit pas shkurorëzimit nëse qytetari brenda gjashtë (6) muajve nuk është paraqitur në SHGJC, pas prishjesh së kurorës.
Kërkesa për ndërrimin e emrit personal bëhet personalisht duke i ofruar dokumentet si në vijim:
Kërkesën e plotësuar ;
Dokumentin e identifikimit;
Certifikatën e lindjes;
Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;
Vërtetimin nga arkiva (duke përfshirë historikun e ndryshimeve për emër dhe mbiemër të pasqyruara në regjistrin fizik të lindjes);
Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime te vendbanimit aktual;
Vërtetim nga policia për verifikimin e së kaluarës kriminale;
Vërtetim nga administrata tatimore se nuk ka borxh ndaj shtetit;
Vërtetim i tatimit në pronë që ka kryer të gjitha obligimet tatimore në pronë;
Aktgjykimin nga Gjykata që është shkëputur martesa;
Deklaratë në prezencë të personit zyrtar.
Dëshmitë e kërkuara për ndërrimin e emrit personal të fëmijës
Kërkesa për ndërrimin e emrit personal për fëmijë, bëhet nga prindi ose kujdestari duke i ofruar dëshmitë si në vijim:
Kërkesën e plotësuar,
Dokumentin e identifikimit të fëmiut dhe prindit apo kujdestarit;
Deklaratën e të dy prindërve ose të kujdestarit;
Certifikatën e lindjes;
Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile për fëmijën;
Vërtetimin nga arkiva;
Certifikatën e vendbanimit të prindit;
Nëse prindërit jetojnë të ndarë, ndërrimin e emrit personal të fëmijës mund ta kërkojë njëri nga prindërit te i cili jeton fëmija, respektivisht atij të cilit i është caktuar përkujdesja dhe edukimi;
Nëse ndërrimin e emrit personal të fëmijës e kërkon kujdestari, atëherë pëlqimin duhet ta jap edhe qendra kompetente për punë sociale;
Prezenca dhe pëlqimi i fëmijës është i domosdoshëm nëse është mbi moshën dhjetë (10) vjeçare, përveç rasteve kur fëmija ka sëmundje psikike;
Pëlqimi i prindit tjetër nuk është i nevojshëm, nëse vendqëndrimi i tij nuk dihet, apo nëse i është marrë zotësia për veprim apo e drejta prindërore.
Dokumentet e nevojshme për korrigjimin e emrit personal në regjistrat e gjendjes civile
Kërkesa për korrigjimin e emrit personal bëhet duke i ofruar dokumentet si në vijim:
Kërkesën e plotësuar.
Dokumentin e identifikimit;
Certifikatën e lindjes;
Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;
Vërtetimin nga arkiva;
Kopjen e regjistrit fizik (nëse ka gabime në regjistrin e martesës dhe vdekjes);
Dokument tjetër që provon gabimin material.
Njohja dhe zbatimi i vendimeve të lëshuara në shtetet tjera për ndërrimin e emrit personal të shtetasit Kosovar
Shtetasi kosovar i cili ka një vendim për ndryshimin e emrit personal i nxjerrë nga shteti i huaj, mund të bëj kërkesë për njohjen e atij vendimi në Zyrën e Gjendjes Civile ku e ka vendbanimin.
Vendimi i shtetit të huaj duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
Shtetasi kosovar përveç vendimit të shtetit të huaj, duhet të sjellë edhe vërtetimin nga Policia e Kosovës për të kaluarën kriminale dhe dokumentin nga gjykata që nuk është nën hetime si dhe duhet t’a sjell dokumentin e identifikimit të shtetit të huaj (pasaportë apo dokument identifikimi që dëshmon qëndrimin e tij/saj ligjshëm në shtetin përkatës).
Ekstraktin, Certifikatën e lindjes dhe vërtetimin nga Arkiva.
Ndërrimi i mbiemrit gjatë lidhjes së martesës
Ndërrimi i mbiemrit gjatë lidhjes së martesës bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi Familjen i Kosovës, dhe me Udhëzimin Administrativ për Procedurën e Përgjithshme të Regjistrimit të Faktit të Lindjes, Martesës dhe Vdekjes.
Bashkëshorti/ja i cili pas lidhjes së martesës merr mbiemrin e bashkëshortit/ës tjetër, nuk mund ta ndryshojë emrin personal në procedurë administrative brenda pesë (5) viteve përveç kur bëhet zgjidhja ose anulimi i martesës.
Ndërrimi i mbiemrit pas zgjidhjes së martesës
Pas shkurorëzimit, bashkëshortët e ndarë mund ta mbajnë mbiemrin që e kanë zgjedhur gjatë lidhjes së martesës, por nuk mund ta ndryshojnë emrin personal brenda pesë (5) viteve nga momenti i shkurorëzimit, përveç nëse lidh një martesë të re.
Bashkëshorti/ja, i cili më rastin e lidhjes së martesës e ka ndryshuar mbiemrin, pas zgjidhjes së martesës mund të marrë mbiemrin e mëparshëm.
Ndërrimi i mbiemrit pas anulimit të martesës, vdekjes së bashkëshortit, shpalljes së bashkëshortit të zhdukur të vdekur, bëhet sipas dispozitave të Ligjit mbi Familjen i Kosovë.
Kërkesa për regjistrimin e mëvonshëm të lindjes përmes deklarimit
Kërkesa për regjistrimin e lindjes bëhet përmes deklarimit sipas nenit 34 dhe 35 të Ligjit për Gjendjen Civile. Lindjen mund ta deklarojnë personat si në vijim:
Njëri nga prindërit;
Pjesëtari madhor i familjes;
Përfaqësuesi ligjor;
Kujdestari;
Përfaqësues të nënës me prokurë të posaçme.
Në rastet kur është e mundur, kërkesa për regjistrim të mëvonshëm në regjistrat e gjendjes civile, bëhet edhe nga vetë personat.
Kriteret dhe dëshmitë për regjistrimin e mëvonshëm të të lindurve në institucionet shëndetësore brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile, për të lindurit në institucionet shëndetësore, brenda territorit të Republikës së Kosovës, duhet të përmbushen këto kritere:
Të ketë kaluar afati ligjor prej tridhjetë (30) ditësh nga data e lindjes;
Të mos jetë i regjistruar në regjistrat e Gjendjes Civile;
Në rast se prindërit nuk janë të kurorëzuar dhe babai pranon atësinë, duhet plotësohet edhe procesverbali mbi pranimin e atësisë;
Në rast se nuk dihet babai i fëmijës, regjistrimi bëhet në bazë të të dhënave të nënës;
Nëse njëri nga prindërit nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, dhe nuk është prezent në Zyrën e Gjendjes Civile duhet të sjellë deklaratën e vërtetuar nga organi kompetent i shtetit ku jeton, përmes së cilës pranon ta regjistroj fëmijën në Zyrën e Gjendjes Civile në Republikën e Kosovës.
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile, për të lindurit në institucionet shëndetësore brenda territorit të Republikës së Kosovës, duhet të ofrohen këto dëshmi:
Kopja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit të personit i cili e deklaron lindjen;
Raporti mjekësor origjinal nga institucioni shëndetësor;
Certifikata e martesës së prindërve nëse kanë lidhur martesë;
Në rast se prindërit nuk janë të kurorëzuar në Republikën e Kosovës, por janë të kurorëzuar në një vend tjetër, duhet të ofrohet certifikata e martesës;
Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile për të dy prindërit nëse nuk kanë lidhur martesë dhe dokumentet e identifikimit;
Procesverbali mbi pranimin e atësisë/amësisë, nëse prindërit nuk kanë lidhur martesë por dëshirojnë ta bëjnë pranimin.
Kriteret dhe dëshmitë për regjistrimin e mëvonshëm të të lindurve jashtë institucioneve shëndetësore brenda territorit te Republikës se Kosovës.
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile, për të lindurit jashtë institucioneve shëndetësore, brenda territorit te Republikës së Kosovës, duhet të përmbushen këto kritere:
Të ketë kaluar afati ligjor prej tridhjetë (30) ditësh nga data e lindjes;
Të mos jetë i regjistruar në regjistrat e Gjendjes Civile;
Në rast se prindërit nuk janë të kurorëzuar dhe babai pranon atësinë, duhet plotësohet edhe procesverbali mbi pranimin e atësisë;
Në rast se nuk dihet babai i fëmijës, regjistrimi bëhet në bazë të të dhënave të nënës;
Nëse njëri nga prindërit nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, dhe nuk është prezent në Zyrën e Gjendjes Civile duhet të sjellë deklaratën e vërtetuar nga organi kompetent i shtetit ku jeton, përmes së cilës pranon ta regjistroj fëmijën në Zyrën e Gjendjes Civile në Republikën e Kosovës.
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile, për të lindurit jashtë institucioneve shëndetësore brenda territorit te Republikës së Kosovës, duhet të ofrohen këto dëshmi:
Kopja e dokumentit të vlefshem të identifikimit i personit i cili deklaron lindjen;
Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës;
Në rast se prindërit nuk janë të kurorëzuar në Republikën e Kosovës, por janë të kurorëzuar në një vend tjetër, duhet të ofrohet certifikata e martesës;
Deklarata e dy prindërve për pranimin e atësisë/amësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor;
Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë ndihmuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor;
Vërtetimi nga institucioni shëndetësor për vaksinimin e kryer, ose librezë shkollore;
Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës dhe të dy dëshmitarëve;
Provat tjera përmes të cilave provohet ose dëshmohet fakti i ndodhjes së lindjes, data, vendi, prindërit, ose dëshmi tjetër me rëndësi për lejimin e regjistrimit të mëvonshëm;
Fletëpagesa që dëshmon pagimin e gjobës ashtu siç përcaktohet në nenin 63 të Ligjit për Gjendjen Civile.
Zyrtari i gjendjes civile pasi pranon kërkesën për regjistrim të mëvonshëm të personit nga mosha dymbëdhjetë (12) vjeçare, formularin e kërkesës e dërgon në Drejtoratin e Gjendjes Civile në ARC për ta verifikuar.
Verifikimi bëhet në të gjitha bazat e të dhënave të ARC-së si dhe në regjistrat që ndodhen në Zyret e Gjendjes Civile dhe institucione tjera me qellim të identifikimit dhe eliminimit të regjistrimeve të dyfishta.
Kriteret dhe dëshmitë për regjistrimin e mëvonshëm të të lindurve jashtë territorit të Republikës së Kosovës të cilët nuk janë të regjistruar në gjendjen civile në shtetin e lindjes. Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile, për të lindurit jashtë territorit te Republikës së Kosovës të cilët nuk janë të regjistruar në shtetin e lindjes, duhet të përmbushen këto kritere :
Të ketë kaluar afati ligjor prej tridhjetë (30) ditësh nga data e lindjes;
Të mos jetë i regjistruar në regjistrat e Gjendjes Civile;
Në rast se prindërit nuk janë të kurorëzuar dhe babai pranon atësinë, duhet të plotësohet edhe procesverbali mbi pranimin e atësisë;
Në rast se nuk dihet babai i fëmijës, regjistrimi bëhet në bazë të të dhënave të nënës;
Nëse njëri nga prindërit nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, dhe nuk është prezent në Zyrën e Gjendjes Civile duhet të sjellë deklaratën e vërtetuar nga organi kompetent i shtetit ku jeton, përmes së cilës pranon ta regjistroj fëmijën në Zyrën e Gjendjes Civile në Republikën e Kosovë;
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile, për të lindurit jashtë territorit te Republikës së Kosovës të cilët nuk janë të regjistruar në shtetin e lindjes, duhet të ofrohen këto dëshmi:
Kopja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit i personit i cili deklaron lindjen; 2.2. Kopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës;
Raporti mjekësor origjinal nga institucioni shëndetësor apo dokument i barasvlershëm i lëshuar nga shteti ku ka ndodhur lindja;
Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës;
Në rast se prindërit nuk janë të kurorëzuar në Republikën e Kosovës, por janë të kurorëzuar në një vend tjetër, duhet të ofrohet certifikata e martesës;
Deklarata mbi pranimin e atësisë/amësisë nëse fëmija është jashtëmartesor;
Kriteret dhe dëshmitë për regjistrim të mëvonshëm të lindjes për personat të cilët nuk mund të ofrojnë asnjë dëshmi
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm të lindjes në Regjistrat e Gjendjes Civile, nga personat të cilët nuk mund të ofrojnë asnjë lloj dokumenti apo certifikate, duhet të përmbushen këto kritere:
Të mos jetë i regjistruar në regjistrat e Gjendjes Civile;
Prezenca e personit nga mosha dymbëdhjetë (12) vjeçare para zyrtarit të gjendjes civile;
Nëse personi është fëmijë dhe prindërit e tij janë të panjohur, regjistrimin e bënë organi i kujdestarisë.
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm të lindjes në Regjistrat e Gjendjes Civile, nga personat të cilët nuk mund të ofrojnë asnjë lloj dokumenti apo certifikate, duhet të ofrohen këto dëshmi:
Kopja e dokumentit të vlefshëm te identifikimit i personit i cili deklaron lindjen. 2.2. Gjurmët e gishtërinjve për personat nga mosha dymbëdhjetë (12) vjeçare;
Fotografia jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj e formatit të pasaportës;
Certifikata e martesës së prindërve nëse kanë lidhur martesë;
Deklarata mbi pranimin e atësisë/amësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor;
Nëse prindërit janë të vdekur certifikata e vdekjes e tyre;
Deklaratat e dy dëshmitarëve, të afërm ose fqinjë të personit që regjistrohet;
Fletëpagesën që dëshmon pagesën e gjobës ashtu siç përcaktohet në nenin 63 të Ligjit për Gjendjen Civile.
Të gjitha kërkesat e ofruara për regjistrim.
Kërkesa për regjistrimin e mëvonshëm te vdekjes përmes deklarimit brenda territorit te Republikës se Kosovës
Kërkesa për regjistrimin e vdekjes bëhet përmes deklarimit sipas nenit 47 të Ligjit për Gjendjen Civile. Vdekjen mund ta deklarojnë personat si në vijim:
Çdo pjesëtar madhor i familjes së të vdekurit;
Personat më të afërt të familjarit të të vdekurit;
Për personat pa të afërm ose për kufomat e gjetura, deklarimi bëhet nga personi i autorizuar në Zyrën e Gjendjes Civile ku shtetasi ka vendbanimin/vendqëndrimin.
Kriteret dhe dëshmitë për regjistrimin e mëvonshëm të të vdekurit në institucionet shëndetësore brenda territorit të Republikës së Kosovës
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile, për të vdekurin në institucionet shëndetësore brenda territorit të Republikës se Kosovës, duhet të përmbushen këto kritere:
Të ketë kaluar afati ligjor prej tridhjetë (30) ditësh nga data e vdekjes;
Të mos jetë i/e regjistruar në regjistrat e Gjendjes Civile.
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm të vdekjeve në Regjistrat e Gjendjes Civile, duhet të ofrohen këto dëshmi:
Kopja e dokumentit te vlefshëm te identifikimit i personit i cili deklaron vdekjen;
Raporti mjekësor origjinal nga institucioni shëndetësor;
Kopja e dokumentit te identifikimit te personit te vdekur;
Ekstrakti nga regjistri qendror i gjendjes civile;
Certifikata e martesës nëse personi i vdekur ka qenë i/e martuar;
Certifikata e vdekjes e bashkëshortit/es së vdekur; 2.5. Certifikata e vdekjes e bashkëshortit/es së vdekur;
Deklarata e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim nëse vdekja ka ndodhur jashtë institucionit shëndetësor;
Dëshmi nga regjistrat fetar të vdekjes, nëse mund të ofrohen;
Kriteret dhe Dëshmitë për regjistrimin e mëvonshëm të të vdekurit jashtë territorit te Republikës së Kosovës i cili nuk është të regjistruar në gjendjen civile në shtetin e vdekjes.
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile, për të vdekurit jashtë territorit te Republikës së Kosovës te cilët nuk janë të regjistruar në shtetin e vdekjes, duhet të përmbushen këto kritere:
Të ketë kaluar afati ligjor prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e vdekjes;
Te mos jete i regjistruar ne regjistrat e Gjendjes Civile.
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm të vdekjes jashtë territorit te Republikës se Kosovës në Regjistrat e Gjendjes Civile, duhet të ofrohen këto dëshmi:
Kopja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit i personit i cili deklaron vdekjen;
Raporti mjekësor origjinal qe vërteton vdekjen;
Kopja e dokumentit te identifikimit te personit te vdekur;
Ekstrakti nga regjistri qendror i gjendjes civile;
Certifikata e martesës nëse personi i vdekur ka qenë i/e martuar;
Certifikata e vdekjes e bashkëshortit/es se vdekur.
Kriteret dhe dëshmitë për regjistrimin e mëvonshëm të të vdekurit kur nuk është e regjistruar lindja dhe vdekja
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm të të vdekurve në regjistrat e gjendjes civile kur nuk është e regjistruar lindja dhe vdekja, duhet të përmbushen këto kritere:
Të ketë kaluar afati ligjor prej tridhjetë (30) ditësh nga data e vdekjes;
Të mos jetë i/e regjistruar në regjistrat e Gjendjes Civile.
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm të të vdekurit në regjistrat e gjendjes civile kur nuk është e regjistruar lindja dhe vdekja, duhet të ofrohen këto dëshmi:
Kopja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit i personit i cili deklaron vdekjen;
Kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur ose ndonjë dokument tjetër që e dëshmon identitetin e të vdekurit;
Deklarata e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës;
Dëshmi nga regjistrat fetar nëse mund të ofrohen.
E drejta e paraqitjes së kërkesës për riregjistrimin e lindjeve
Kërkesën për riregjistrim e lindjes mund ta paraqesin personat si në vijim:
Njëri nga prindërit;
Pjesëtari madhor i familjes;
Përfaqësuesi ligjor; 1.4. Kujdestari;
Përfaqësues të nënës, me prokurë të posaçme.
Në rastet kur është e mundur, kërkesa për riregjistrimin e lindjeve në regjistrat themeltar të gjendjes civile, bëhet edhe nga vetë personat.
Kriteret për riregjistrimin e lindjeve
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për riregjistrimin e lindjeve në regjistrat themeltar
të gjendjes civile, pala duhet të paraqes ndonjëri nga këto dëshmi: 1.1. Certifikata e lindjes;
Certifikata e martesës;
Certifikata e vdekjes;
Letërnjoftimi;
Pasaporta;
Patentë shoferi;
Ndonjë dokument tjetër, që përmban të dhënat e fakteve të regjistrimit, i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme
Kriteret për riregjistrimin e martesës
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për riregjistrimin e martesës në regjistrat themeltar të gjendjes civile, duhet të plotësohet ndonjëri nga këto kritere:
Certifikata e martesës;
Certifikata e lindjes, (me konstatim të lidhjes së martesës);
Ndonjë dokument tjetër, që përmban të dhënat mbi faktet e lidhjes së martesës të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.
E drejta e paraqitjes së kërkesës për riregjistrimin e vdekjes Të drejtën për të bërë kërkesë për riregjistrimin e vdekjes në regjistrat themeltar të gjendjes civile e kanë të gjithë personat të cilët e kanë edhe të drejtën e deklarimit të vdekjes, ashtu siç përcaktohet në nenin 47 të Ligjit për Gjendjen Civile.
Kriteret për riregjistrimin e vdekjes
Me rastin e paraqitjes së kërkesës për riregjistrimin e vdekjes në regjistrat themeltar të gjendjes civile, duhet të plotësohet ndonjëri nga këto dëshmi:
Certifikata e vdekjes;
Certifikata e lindjes, (me konstatim të vdekjes);
Certifikata e martesës, (me konstatim të shuarjes së martesës).