Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, shërbimet për nevoja të qytetarëve i ofron përmes tre sektorëve : Sektori i Kadastrit, i Gjeodezisë dhe Sektori i Pronës. Të gjitha shërbimet dhe dokumentacionin e nevojshëm për këto shërbime po i paraqesim në këtë shkresë, të ndara sipas sektorëve :
SEKTORI I KADASTRIT
Certifikatë e pronësisë (Flet. Posed.);
Pagesa e taksës – 4 Euro.
Certifikatë mbi gjendjen ekonomike:
Për nevoja personale – paguhet taksa – 3 Euro;
Për rregullimin e ndihmës sociale – lirohen nga pagesa taksës.
Kompletimi i dokumentacionit të nevojshëm lidhur me zhvillimin e procedurave administrative për regjistrimin e të drejtave të pronës së paluajtshme (RDPP) – sipas kërkesave të palëve:
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të KONTRATAVE të ndryshme:
Kontrata origjinale e vërtetuar nga organi kompetent, ose kopja identike me origjinalin (e vërtetuar nga gjykata – përkatësisht noteria);
Certifikatë e pronësisë (fleta poseduese);
Fletëpagesa e taksës përkatëse, (Konform Udhëzimit Administrativ);
Kopja e letërnjoftimit të pronarit – ve, të ri, dhe adresa e saktë e tij – tyre, (fotokopja e pasaportës për shtetas të huaj);
Fletë transferi bankar nëse vlera e transaksionit është mbi 10.000 €;
Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e paluajtshmërisë në bazë të Aktvendimit të plotëfuqishëm të gjykatës apo Aktvendimit administrativ:
Aktvendimi i plotfuqishëm i gjykatës, apo Aktvendimi administrativ valid;
Certifikatë e pronësisë;
Fletëpagesa e taksës përkatëse;
Kopja e letërnjoftimit të pronarit – ve, të ri dhe adresa e saktë e tij – tyre, (fotokopja e pasaportës për shtetas të huaj);
Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Barazimeve gjyqësore, Ujdive gjyqësore, ose Procesverbaleve gjyqësore:
Barazimi, Ujdia, apo Procesverbali valid i vërtetuar nga gjykata kompetente;
Certifikatë e pronësisë;
Fletëpagesa e taksës përkatëse;
Kopja e letërnjoftimit të pronarit – ve, të ri dhe adresat e sakta të tyre, (fotokopja e pasaportës për shtetas të huaj);
Vërtetimi mbi tatimin e paguar të pronarit – ve, të ri.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Marrëveshjes HIPOTEKORE /Kredisë/:
Kërkesa nga Banka, Marrëveshja e Kredisë, e vërtetuar nga gjykata apo noteria;
Procesverbali mbi vlerësimin e pronës së hipotekuar;
Certifikatë e pronësisë;
Fletëpagesa e taksës përkatëse (sipas vlerës së kredisë bankare);
Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në Marrëveshjen hipotekare;
Kopja e Certifikatës së biznesit nëse zhvillon veprimtari biznesi;
Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.
Dokumentet e nevojshme për ç ‘regjistrimin e HIPOTEKËS:
Kërkesa e bankës përkatëse për ç’regjistrimin e Hipotekës;
Kopja e Aktvendimit të kësaj drejtorie në bazë të cilit është regjistruar hipoteka;
Certifikatë e pronësisë;
Fletëpagesa e taksës përkatëse;
Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në Marrëveshjen e Kredisë;
Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë të kredimarrësit.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Dokumentacionit për PRIVATIZIM:
Deklarata origjinale për transfer të pronës së privatizuar;
Certifikatë e pronësisë lidhur me palujtshmërinë e privatizuar;
Fletëtransferi bankar nëse vlera e shitblerjes kalon shumën mbi 10.000 €;
Fletëpagesa e taksës përkatëse për regjistrim në RDPP);
Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në Privatizimin e palujtshmërisë;
Vërtetimi mbi tatimin e paguar të privatizuesit (shfrytëzuesit të ri).
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Dokumentacionit për regjistrimin e SERVITUTIT:
Dokumenti i plotfuqishëm i gjykatës, mbi të drejtën e servitutit;
Certifikatë e pronësisë lidhur me palujtshmërinë e cila është objekt i Servitutit;
Fletëpagesa e taksës përkatëse;
Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në të drejtën e servitutit;
Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë, fituesi i të drejtës në servitutit.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Barrës Tatimore:
Dokumenti valid i vulosur nga ATK – ja, me të cilin caktohet barra tatimore ;
Certifikatë e pronësisë për të gjitha ngastrat të cilat ngarkohen me barrë tatimore;
Fletëpagesa e taksës përkatëse;
Emërtimi dhe adresa e saktë e titullarit në emër të të cilit duhet të regjistrohet barra tatimore (Institucioni përkatës).
Dokumentet e nevojshme për ç’regjistrimin e Barrës tatimore:
Kërkesa e ATK – se, lidhur me ngastrat të cilat duhet të lirohen nga barra tatimore;
Certifikatë e pronësisë për ngastrat të cilat lirohen nga barra tatimore;
Fletëpagesa e taksës përkatëse;
Kopja e Aktvendimit të kësaj drejtorie me të cilin është regjistruar barra tatimore.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Masës së përkohshme të ndalesës:
Aktvendimi valid i gjykatës me të cilin është caktuar masa e ndalesës, për palujtshmëritë e përmendura në të;
Certifikatë e pronësisë për palujtshmerinë të cilës i është vënë masa e ndalesës;
Fletëpagesë e taksës përkatëse.
Dokumentet e nevojshme për ç ‘regjistrimin e Masës së përkohshme të ndalesës:
Aktvendimi valid i gjykatës, sipas të cilit hiqet masës e ndalesës;
Certifikatë e pronës për ngastr. të cilat duhet të lirohen nga masa e ndalesës;
Fletëpagesa e taksës përkatëse.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Shënimit të përmbarimit ndalesës:
Urdhri për shënimin e përmbarimit /i nxjerrë nga përmbaruesi privat;
Certifikatë e pronësisë për palujtshmerinë në cilën vihet shënimi i përmbarimit;
Certifikatë e Biznesit të Përmbaruesit privat;
Fletëpagesë e taksës përkatëse.
Dokumentet e nevojshme për ç ‘regjistrimin e Shënimit të përmbarimit:
Akti i përmbaruesit privat sipas të cilit hiqet shënimi i përmbarimit;
Certifikatë e pronës për pronën e cila duhet të lirohet nga shënimi i përmbarimit;
Fletëpagesë e taksës përkatëse.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e objekteve banesore /banesës/:
Kërkesa;
Dokumenti valid mbi fitimin e të drejtës pronësore në banesë;
Fletëtransferi bankar, nëse vlera e transaksionit kalon shumën mbi 10.000 €;
Fletëpagesa e taksës përkatëse për regjistrim të pronës /banesës/;
Kopja e letërnjoftimit dhe adresa e saktë e tij;
Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.
Dokumentet e nevojshme për përmirësimin e gabimit në emërtimin e titullarit të palujtshmërisë:
Kërkesa e palës lidhur me përmirësimin e gabimit në emërtim;
Vërtetimi mbi identitetin e titullarit të pronës /të lëshuar nga Shërbimi i ofiqarisë/, origjinali ose kopja identike me origjinalin (e vërtetuar nga shërbimi përkatës);
Certifikatë e pronësisë, me të gjitha ngastrat kadastrale në të cilën duhet të bëhet korrigjimi,
Fletëpagesa e taksës përkatëse;
Kopja e letërnjoftimit dhe adresa e saktë e personit tek i cili duhet të bëhet përmirësimi i gabimit në emërtim.
Kërkesat e Agjencisë Kosovare të Pronave (AKP) – për shërbime kadastrale:
Kërkesa e qartë e parashtruar nga AKP – ja;
Janë të liruar nga pagesa e taksave për shërbime dhe produkte.
(Sqarim: në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit në mes të AKP dhe AKK, dhe mbështetur në dispozitat ligjore, ky institucion pronësor është i liruar nga pagesa e taksave për shërbimet e ofruara kadastrale).
SEKTORI I GJEODEZISË
Faza e I.
Aplikacioni-kërkesa për matje nga pronari ose autorizuesi;
Letërnjoftimi i pronarit (fotokopje);
Certifikata Pronësore, dëshmitë nga DUMM (Urbanizmi) nëse ka plane rregulluese
Parallogaria e matjes;
Vërtetimi i tatimit mbi prone.
Faza e II.
Kompletimi i kërkesës për matje sipas procedurave administrative për matjet Kadastrale në Kosovë.
SEKTORI PRONËS
Ofertat për shitblerjen e paluajtshmërive :
Nevojiten këto dokumente :
Certifikata e pronës e cila është objekt shitblerje – fotokopje;
Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës – fotokopje;
Taksa administrative 3,00 €.
Vlerësimi i pronës për nevoja të trashëgimisë :
Nevojiten këto dokumente :
Certifikata e pronës ( e pronave ) e cila është objekt trashëgimie – fotokopje;
Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës – fotokopje;
Taksa administrative 5,00 €.
Regjistrimi i trojeve urbanistike ende të paregjistruara të blera nga Komuna: (Lagja “Dardania”, Lagja “Dheu i Bardh” dhe Lagja “Bregu i Djegur”)
Nevojiten këto dokumente :
Certifikata e pronës e cila është objekt shqyrtimi;
Vendimi i Komunës ( BVI-së për Banim) mbi ndarjen e truallit;
Kontrata mbi bartjen e truallit ose rregullimit të tokës ndërtimore;
Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës – fotokopje;
Dokumentet e identifikimit të pronarit / personit të cilit i është ndarë trualli;