Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Announcements
Contests & Announcements
The applications
Uncategorized
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Announcements
Contests & Announcements
The applications
Uncategorized

Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtor: Bejtullah Osmani

E-mail: bejtullah.osmani@rks-gov.net Tel: 045 667 250 BIOGRAFIA Profesioni: Epror ushtarak në pension. U lind më 22 dhjetor të vitit 1967, në Përlepnicë të Gjilanit. Në vendlindje ka kryer shkollën fillore, ndërsa në Gjilan e ka përfunduar gjimnazin. Ne vitin 1988 ka regjistruar Fakultetin Filologjik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Prej vitit 1990 deri në 1998 ka emigruar në Zvicër. Në qershor të vitit 1998 është kthyer në Kosovë për t’iu bashkangjitur radhëve të UÇK-së në ZOSH, pastaj në nëntor në ZOK deri në përfundim të luftës. Ka shërbyer për 20 vite si ushtarak në pozita të ndryshme, fillimisht në UÇK dhe më pastaj në TMK dhe FSK deri në pensionim. Përgjatë gjithë kohës i ka shërbyer atdheut, ku ka kryer me përgjegjësi detyrat e caktuara, si anëtar i Shtabit të UÇK-së në ZOK, shef i Shtabit të Batalionit 16 Gardist në Z6M të TMK-së dhe Rr. Major në Batalionin e Parë të FSK-së. Me 22 dhjetor të 2017 është pensionuar sipas ligjit për pensionim të pjesëtarëve të FSK-së.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

sistemimi i qytetarëve në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë vlerësimi i rrezikshmërisë për territorin e Komunës

Kompetencat e DMSH në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera

vështrimi, lajmërimi dhe alarmimi i popullsisë për kërcënim rreziku organizimi dhe mirëmbajtja e mjeteve për alarmim, në përputhje me sistemin unik të alarmimit organizimi-funksionimi i ndërlidhjeve për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, në përputhje me sistemin unik të ndërlidhjes planifikimi dhe realizimi i masave për mbrojtje dhe shpëtim vlerësimi i rrezikut dhe hartimi i planeve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera themelimi i komitetit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, organizimi i komiteteve, njësive dhe i shërbimeve të forcave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe i forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë sigurimi i mjeteve urgjente për strehim të përkohshëm në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera realizimi i programeve të aftësimit harmonizimi i planeve dhe përgatitjeve të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë me komunat fqinje organizimi, zhvillimi dhe udhëheqja e mbrojtjes personale dhe reciproke bashkëpunon me komunat tjera, gjatë realizimit të detyrave të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera dhe mund t’i bashkojnë mjetet dhe shërbimet për realizimin e çështjeve të përbashkëta në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera,

DMSH-ja është përgjegjëse për realizimin e detyrave profesionale dhe administrative në lëmin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera

harton planin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në pajtim me udhëzimet administrative të organit kompetent qeveritar vlerëson rrezikshmërinë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masa parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera propozon formimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe kryen plotësimin e tyre më obligues dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera përgatit programet për aftësim, në pajtim me organin qeveritar kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera organizon funksionimin e sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit kryen edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me organet kompetente të komunës dhe qeverisë.

DMSH me institucionet tjera në komunë ushtron këto kompetenca:

kujdeset për realizimin e përgatitjeve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë udhëheq mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera për udhëheqjen profesionale – operative të forcave për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë, organi nga alineja 10.3. e këtij neni, emëron komandantin dhe komitetin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe miraton planet e mbrojtjes, shpëtimit dhe të ndihmës.

Kompetencat e DMSH në sferën e mbrojtjes nga zjarri janë:

merr të gjitha masat e veçanta për mbrojtjen nga zjarri, kujdeset për zbatimin dhe përparimin e masave të mbrojtjes nga zjarri i propozon Kuvendit të Komunës nxjerrjen e planit për mbrojtje nga zjarri, në mbështetje të vlerësimit të rrezikut nga zjarri në pajtim me udhëzimet e lëshuara nga ministria i propozon Kuvendit të Komunës me qëllim të përcjelljes dhe të zbatimit të planit të mbrojtjes nga zjarri, që së paku një herë në vit duhet të shqyrtoi përmbajtjen e tij, të vlerësojë përputhshmërinë e këtij plani me planin e ri urbanistik, me ndryshimet ndërtimore, qëllimet ndërtimore dhe të ngjashme përcjellin realizimin financiar të mjeteve të parapara për mbrojtje nga zjarri organizon punën e shërbimit të oxhaktarëve si dhe kryen mbikëqyrjen e punës të shërbimit të oxhaktarëve kërkon ndihmë profesionale nga departamenti lidhur me shërbimin e zjarrfikësve mbanë evidencën e përcaktuar dhe informon organet qendrore kompetente mbi kryerjen e detyrave nga fushëveprimi i vet merr masa të mbrojtëse të shërbimit të zjarrfikësve harmonizon planin e mbrojtjes nga zjarri në pajtim me ligjin harton rregulloren për mbrojtje nga zjarri dhe i propozon për miratim në Kuvendin e Komunës e drejta për të obliguar organizatat e autorizuara që të harmonizojnë veprimtarinë e tyre, me dispozitat e atyre udhëzimeve përkatëse bashkëpunimi dhe organizimi i punës me organet e sigurisë në komunë, me KFOR-in, policinë dhe forcat e sigurisë; Në sferën e parandalimit të zjarreve bashkëpunimi me: organizatat joqeveritare-institucionet shëndetësore, lokalitetet urbane dhe rurale në rastet e fatkeqësive elementare si: zjarreve, vërshimeve, tërmeteve si dhe në rastet tjera ku paraqitet nevoja në rastet e jashtëzakonshme i propozon kryetarit të Komunës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe propozon urdhëresa dhe masa tjera administrative në rastet e gjendjes së vështirë nga kushtet klimatike, me qëllim të tejkalimit të situatës bashkëpunon me shërbimin e zjarrfikësve dhe zyrën për parandalimin e zjarrit bën dokumentacionin përkatës për pajisjen e qytetarëve me lejet për armë sportive, mban evidencë në lidhje me dokumentacionin përkatës mbikëqyrë objektet e komunës dhe angazhon personelin për sigurimin e objekteve nga brenda ose në formë të kontraktimit nga jashtë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Announcements
Contests & Announcements
The applications
Uncategorized
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Announcements
Contests & Announcements
The applications
Uncategorized