Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Announcements
Contests & Announcements
The applications
Uncategorized
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Announcements
Contests & Announcements
The applications
Uncategorized

Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje e Mjedisit

Drejtor: Ali Arifi

E-mail: ali.arifi@rks-gov.net Tel: 044 953 233 BIOGRAFIA Ali Arifi u lind mĂ« 8 mars 1961. EDUKIMI 1991: Inxhinier i Diplomuar i NdĂ«rtimtarisĂ« – Fakulteti i NdĂ«rtimtarisĂ« dhe ArkitekturĂ«s, Drejtimi Konstruktiv, PrishtinĂ«. 1975 – 1979: Gjimnazi “Zenel Hajdini”, Shkenca Natyrore Gjilan. 1967 – 1975: Shkolla Fillore “Migjeni” PreshevĂ« PĂ‹RVOJA E PUNĂ‹S 2015 – 2022: AnĂ«tar i Bordit Drejtues dhe Kryesues i Komitetit tĂ« Auditimit KRU ”HIDROMORAVA” SH.A. Gjilan 2001 – 2015: Pronar NdĂ«rmarrja NdĂ«rtimore “Komfori” Gjilan 2000 – 2002: Drejtor i NjesisĂ« Punuese TĂ« Inxhinieringut NdĂ«rmarrja Hidro-Industriale NdĂ«rtimore “Morava e Binqes” Gjilan 1999 – 2000: Drejtor Teknik i NjĂ«sisĂ« Punuese, NdĂ«rtimi i LartĂ« NdĂ«rmarrja Hidro-Industriale NdĂ«rtimore “Morava e BinqĂ«s” Gjilan 1995 – 1998: Drejtor NdĂ«rmarrja NdĂ«rtimore Tregtare “Komfori” Gjilan 1991 – 1995: Drejtor Kooperativa Banesore “NdĂ«rtimtari” Gjilan 1988 – 1991: UdhĂ«heqes i Kantierit TĂ« NdĂ«rtimit NdĂ«rmarrja Hidro-Industriale “T. Gerkoviq” Ferizaj TJERA AnĂ«tar i Komitetit pĂ«r UrbanizĂ«m, Planifikim HapĂ«sinor dhe Ambient nĂ« Kuvendin Komunal Gjilan – njĂ« mandat tre vjeçar. Kryesues i Komitetit pĂ«r Gjeodezi, KadastĂ«r dhe PronĂ« nĂ« Kuvendin Komunal Gjilan – dy mandate tre vjeçare. NĂ«nkryetar i KĂ«shillit tĂ« EkspertĂ«ve pĂ«r Planifikim Strategjik nĂ« KomunĂ«n e Gjilanit – dy mandate tre vjeçare. GJUHĂ‹T Gjuha amtare: Shqip GjuhĂ« tjera: Serbisht

………………………………………………………………………………………………………

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjellë dhe studion zhvillimin hapësinor të komunës. (sipas metodologjisë bashkëkohore) Harton programe, planin zhvillimor të komunës, planin zhvillimor urban, dhe Planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera Ofron Sugjerime dhe mendime lidhur me procedurën për miratimin e tyre dhe propozon realizimin e tyre Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin e zhvillimit hapësinor, në harmoni me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe dispozitat tjera të nxjerra në bazë të tij Në procesin e hartimit të planeve hapësinore, bashkëpunon dhe sinkronizohet me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe komunës Merret me planifikimin urban dhe rural të komunës dhe të shfrytëzimit të tokës Bashkëpunon rreth konceptit të zgjidhjeve dhe përmbajtjeve të planeve rregulluese urbane Përcjellë planifikimin urbanistik, projektimin dhe merret me zbatimin e tyre Përgatit plane të detajuara urbanistike-projektet urbanistiko arkitektonike për lagje dhe tërësi të caktuara të qytetit dhe Komunës Harton programe-detyra projektuese me ndihmën e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve urbanistiko–arkitektonike në nivel vendor dhe ndërkombëtar Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin apo ndryshimin e planeve hapësinore, urbanistike, rregulluese dhe planeve të detajuara të qytetit dhe të Komunës Propozon dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmi i planifikimit hapësinor: planit zhvillimor të komunës, planit zhvillimor urban, planit rregullues urban si dhe rregullativën nga lëmi i ndërtimeve investive Përcakton kushtet urbanistike dhe arkitektonike për hartimin e dokumentacioneve investivo-teknike për ndërtimin e objekteve lidhur me realizimin e projekteve kryesore urbanistike dhe zgjedhjet e tyre arkitektonike Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme, pajisjeve dhe elementeve mikro urbane në territorin e qytetit dhe komunës Merret me hartimin e legjislacionit, ekspertizave-analitike, veprimtarive të tjera në fushat e caktuara të planifikimit hapësinor dhe urban Propozon dhe zbaton programin për hapësirën e Komunës Jep pëlqime për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera Organizon dhe kontrollon dokumentacionin teknik Organizon dhe cakton grupin profesional për mbikëqyrje, pranime teknike të objekteve ndërtimore dhe shërbime tjera përkatëse Lëshon rregullore dhe vërtetime për gjendjen e objekteve të ekzekutuara Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi Jep leje për përdorimin e objekteve të përfunduara Programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në territorin e komunës Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore Propozon krijimin e zonave të tokës së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për dhënien e tokës për shfrytëzim Zbaton programet e sektorëve të tjerë të administratës komunale në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe objekteve kapitale si dhe Rregulloret komunale nga përgjegjësia e kësaj drejtorie Përgatit propozimet e rregulloreve dhe akteve tjera nga lëmi i ndërtimit, planifikimit, projektimit dhe rregullimit hapësinor Udhëzon dhe orienton subjektet nga fusha e ndërtimit, bashkëpunon me subjektet udhëheqëse dhe personat juridik nga fusha e ndërtimit, ofron të dhënat dhe informata të tjera bazike profesionale të nevojshme, për punën e udhëheqjes komunale Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimit Harton projekt programin për vlerësimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës Propozon dhe zbaton programin e veçantë për rregullimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit. Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve ilegale Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi dhe veçmas me rregulloren dhe manualin për legalizim Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi si dhe me rregulloren dhe manualin për legalizim Shqyrton – harton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë hapësinore ilegale Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore dhe me të gjitha subjektet tjera përkatëse Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve ilegale Kryen detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore, akte nënligjore dhe rregullore komunale dhe të deleguara.

Mjedisi

Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe të aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisin Bën mbrojtjen e biodiversitetit, duke tentuar arritjen e balancit ekologjik në territorin e komunës dhe më gjerë Bën mbikëqyrjen për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese si dhe mbrojtjen e akumulimeve gjenetike të natyrës Harton programin dhe bën mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës, propozon zonat e reja për mbrojtje, mbron dhe bënë rehabilitimin e diversitetit dhe vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit Mbledh të dhëna të nevojshme për caktimin e burimeve dhe të sasisë së ujërave Propozon masat për monitorimin e cilësisë, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit, ajrit, tokës dhe natyrën e zonës së komunës dhe siguron zbatimin e tyre Ndërmerr masa për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe të atyre nëntokësore nga ndotësit Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave Bën mbikëqyrjen dhe inspektimin e administrimit të qëndrueshëm me vlerat natyrore si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale etj. Të mirat natyrore publike si: hapësirat e gjelbëruara, brigjet e lumenjve, si dhe vlerat e veçanta si: gjeodiversiteti, biodiversiteti dhe bota e egër bimore dhe shtazore Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve, në vend ndërtim dhe rreth tij, gjatë zhvillimit të punimeve Kontrollon dhe mbikëqyr produktet e ndërtimit, sipas normave teknike të pranuara në nivel ndërkombëtar, posaçërisht normave të BE-së Bën kontrollimin e gjithë dokumentacionit administrativo-teknik, të caktuar sipas dispozitave ligjore për ndërtimin e objekteve Bën eliminimin e shkeljeve, defekteve dhe dëmeve që shkaktohen gjatë ndërtimit Përgatit aktet normative për funksionimin e shërbimit pranë drejtorisë Përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit në bashkëpunim me MMPH, institucione të tjera dhe donatorë Kryen veprimet procedurale administrative nga përgjegjësia e drejtorisë, sipas Rregulloreve të Kuvendit të Komunës, si dhe punët tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Announcements
Contests & Announcements
The applications
Uncategorized
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Announcements
Contests & Announcements
The applications
Uncategorized