Ilmi Musliu Zyrtar i lartë për informim tel: +383 (0) 44 144 911 e-mail: ilmi.musliu@rks-gov.net
Ibrahim Ademi Zyrtar i lartë për informim tel:+383 (0) 44 125 994 e-mail: ibrahim.ademi@rks-gov.net
Hekuran Rapuca Zyrtar përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike E-mail: hekuran.rapuca@rks-gov.net Tel / +383 44 497 588
—————————————————— Përgjegjësitë e Zyrës për Informim Zyra për Informim është një urë lidhëse ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve, që funksionon brenda pushtetit, por i merr paraysh interesat e të dyja palëve. Përcjellë të gjitha aktivitetet e Kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal dhe kujdeset që t`i bëjë publike vendimet dhe qëndrimet e institucioneve komunale. Merr pjesë në takimet e drejtpërdrejta të kryetarit të Komunës. Përcjellë mbledhjet e Kuvendit, Komiteteve obligative (KPF, K.KOM), KKSB, MKKDHF. Koordinon ndërlidhjen me media përkitazi me çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e institucioneve komunale. Njofton mediat për të gjitha takimet publike dhe konferencat. Përgjigjet në kërkesat e medieve në lidhje me çështjet e Komunës. Mban kontakte me përfaqësues të mediave, shoqërinë civile dhe organizmat tjerë. Bën shoqërimin e përfaqësuesve të mediave brenda Komunës dhe regjistron deklaratat e zyrtarëve komunalë dhënë përfaqësuesve të mediave. Ndërmjetëson në caktimin e intervistave të udhëheqësve komunalë për media. Njofton rregullisht udhëheqjen komunale për marrëdhëniet me shtypin dhe reagimet eventuale të tyre ndaj aktiviteteve në Komunë. Mirëmban dhe azhurnon webfaqen e Komunës. Bën publikimin e shpalljeve, konkurseve, njoftimeve dhe të gjitha informatave dhe publikimeve tjera me rëndësi për qytetarët dhe opinionin.