Dëgjimi publik mbahet në sallën e madhe të Kuvendit, të hënën, nga ora 14:00. Statuti është akti më i lartë juridik në nivel lokal, që rregullon organizimin e brendshëm të Komunës, si njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e cila ushtron pushtetin në pajtim me ligjet në fuqi. Herën e fundit, Komuna e Gjilanit ka bërë ndryshime dhe plotësime në Statut, në nëntor 2014.