Nënkryetarja e Komunës sē Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka prit në takim një
delegacion nga shteti i Iowa-s, të udhëhequr nga Steve Warnstadt, Rachel Fails dhe Bruce Kelley.
Morina Bunjaku, tha se në emër të kryetarit të komunës, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse, mirëpritëm sot delegacionin nga shteti i Iowa-s, SHBA Steve Warnstadt, Rachel Fails dhe Bruce Kelley.
Ajo tregoi, se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe partnerëve nga Iowa në fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qytetit: arsim, bujqësi, kulturë dhe siguri.
Nënkryetarja e Gjilanit, theksoi se ky partneritet ndër vite mbetet një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel lokal.
“Falënderime të veçanta për këtë vizitë dhe për miqësinë e ndërtuar ndër vite me partnerët tanë nga Iowa. Me padurim presim të vazhdojmë këtë rrugëtim të përbashkët”, tha Morina Bunjaku.
Më pas janë zhvilluar edhe vizita në Shkollën e Muzikës, ku u mbajtë një aktivitet më fëmijët.
Delegacioni vizitoi nga afër shkollën teknike “Mehmet Isai”, ku pati mundësinë të shohë nga afër kushtet mësimore, laboratorët dhe drejtimet profesionale në të cilat nxënësit zhvillojnë aftësitë e tyre përmes punës praktike.
Po ashtu u vizitua edhe panairi me produktet e grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës.