Në kuadër të muajit të mërgimtarëve, sot në Gjilan është organizuar mini maratona në mbështetje të fëmijëve me sindromin Down, të organizuar nga vullnetarët e rinjë të Kryqit të Kuq dhe mbështetur nga Komuna e Gjilanit respektivisht nga Njësia për Rini.
Kjo maratonë ka qenë e organizuar në dy disiplina, një mijë e 500 metra, për fëmijët me sindromin Down dhe pesë kilometra për qytetarët që e kanë mbështetur këtë mini maratonë.
Për ndryshe, gjatë këtyre dy muajve, korrik dhe gusht, në Gjilan do të ketë aktivitete të shumta si në sport, kulturë, pastaj aktivitete të tjera që programi tërheqë të gjitha grupmoshat që të jenë pjesë e këtyre organizimieve, të cilat, janë të mbështetura nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.