Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Tali, me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare dhe patriotit, Enver Tali. Haziri ka nënvizuar disa nga kontributet e Enver Talit në procesin e çlirimit të vendit dhe pavarësinë e tij. Për më tepër, në telegramin e kryetarit Haziri, thuhet: “E nderuara familja Tali, me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe patriotit gjilanas Enver Tali.
Enver Tali gjatë gjithë jetës së tij luftoi kundër apartheidit, kundër padrejtësive, duke dhënë kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu, një kontribut të jashtëzakonshëm Enver Tali e ka dhënë edhe në sensibilizimin e opinionit në Turqi dhe kthimin e vëmendjes të këtij shteti për Kosovën.
Ngushëllime familjes, miqve, shokëve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.