Në Gjilan sot është bërë ndarja e mekanizmit bujqësor për mbi 25 fermerë, falë financimit të Komisionit Evropian, partnerit “Care International” dhe bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit, duke bërë kështu që këta fermerë të kryejnë shumë punë në pak kohë, nga ajo që deri më tani, kur hargjonin shumë kohë për të bërë pak punë.
Kryetari Lutfi Haziri i cili ishte pjesë e këtij aktiviteti, ka thënë se në këtë ditë të bardhë dhe në kujtim të çlirimit të Gjilanit, është forma më e mirë e shënimit të kësaj date të veçantë për të gjithë ne, pra me një projekt të rëndësisë së veçantë në bujqësi.
“Jemi sot në punishten, në tokën, në arën e Shpresa Shabanit në Zhegër, ku po shohim se si një grua, ka siguruar mundësi dhe kushte më të mira për familjen dhe mundësi punësimi për anëtarët e saj në tokën e tyre. Ky është shembulli më i mirë se si jetohet përmes punës, falë përkushtimit të sinqertë. kjo është mënyra më e mirë e shënimit të ditës së çlirimit të Gjilanit. Kjo mbështetje që ka ardhur tek këta përfitues sot, nuk do të ishte e mundur pa financimin e Komisionit Evropian, si një donatorë i pa-ndalur në shumë dimensione gjithandej Komunës së Gjilanit dhe në shumë programe”, ka thënë kryetari Haziri në fjalën e tij.
Haziri, poashtu ka thënë se ky është regjioni që dallohet për urtësinë, përkushtimin maksimal dhe për koncentrimin në punë, jo vetëm në Gjilan por edhe në nivel të vendit, dhe kjo mbështetje është fuqizim për këta fermerë që të vazhdohet më tutje në zgjerim të veprimtarisë së këtyre bujqëve të vyeshëm.
Nga ana e tij Christof Stock, përfaqësues i KE-së, ka thënë se projektet që sjellin vende të reja pune, dhe që mundësojnë mirëqenin më të mirë për qytetarët e një vendi janë projektet më të mira gjithnjë.
“Të punohet më shumë, individualisht, për çdo ditë, pa u ndalur, sepse vetëm me punë dhe me përkushtim mund të arrihen rezultate dhe mirëqenie më e mirë për qytetarin. Ky projekt është i rëndësishëm për shumë arsye, sepse kontribuon në zhvillim ekonomik dhe zhvillim të bujqësisë, ndikon në qëndrueshmërinë e projektit, të vendeve të punës dhe në të njëjtën kohë bënë që të kemi zgjerim të veprimtarisë për çka jemi të interesuar të gjithë”, ka thënë ndër të thjerash përfaqësuesi nga zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.
Gjithashtu, edhe drejtori i Care International, Felix Ëolff, në Kosovë ka thënë se pavarësisht investimit, e rëndësishme është gjithnjë sipas tij kur një projekt, apo një program vazhdon edhe pas përfundimit të mbështetjes nga donatori, që në këtë rast vetëm shihen rezultate konkrete në rrugën e mbarë të ecjes përpara.
Ndryshe, gjatë këtij aktiviteti është bërë edhe shpërndarja e çertifikatave të cilësisë organike të prodhimeve në këto fusha.