Në komunën e Gjilanit, 2120 maturantë i janë nënshtruar pjesës së dytë e testit të maturës shtetërore. Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka vizituar të gjitha qendrat e testimit duke ju uruar të gjithë maturantëve përkushtim dhe suksese në pjesën e dytë të testit të maturës shtetërore. Ai tha se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe se procesi ka shkuar mbarë, pa asnjë parregullësi.
Ndërkaq, Musa ka informuar se testi është mbajtur në 15 qendra testimi në Gjilan, ku kanë marrë pjesë 138 administrues nga Lipjani dhe 28 monitorues nga Prizreni, të cilët, sipas tij, nuk kanë pasur asnjë vërejtje të vetme, derisa ka pasur komisionerë edhe nga MASHT dhe DKA.
Pjesa e dytë e testit të maturës shtetërore në Gjilan ka nisur në ora 10:00 dhe ka përfunduar në ora 13:00.