Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës, të fundit për pjesën e parë të këtij viti, më 28 korrik 2016 (e enjte), nga ora 10:00. Në rend dite, ndër të tjera, është edhe Raporti i kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2016. Mbledhjet e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike. (publikuar më 19.07.2016) R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së dhe miratimi procesverbalit të seancës së kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1. Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Qershor 2016
2.2. Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2016
2.3. Miratimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Lipjanit
2.4. Miratimi i Nismës dhe Vendimit për autorizimin e Kryetarit të Komunës për bashkëpunim me Komunën e Novobërdes, në fushën e infrastrukturës rrugore, ndriçim publik, kanalizim, ujsjellës etj. me interes të përbashkët
2.5. Miratimi i Nismës dhe Vendimit për autorizimin e Kryetarit të Komunës për bashkëpunim me Komunën Samsun – Turqi në fushën me karakter administrativ dhe teknik.
3. Të ndryshme
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish-objekti i gjykatës), më 28.07.2016, nga ora 10:00.
Gjilan, më 19.07.2016 Kryesuesja e Kuvendit
/Valentina Bunjaku-Rexhepi/