Drejtor: Bajram Isufi Email: bajram.isufi@rks-gov.net Tel/ 044 132 288 ——————————————————- Bajram Isufi u lind më 26.01.1966. Edukimi: Universiteti i Mitrovicës, inxhinier i Teknologjisë së Përgjithshme – Master Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” – Master në Menaxhment Gjeneral internacional Menagjer në NSH ‘’Leo Wash-Go’’ në Gjilan Trajnime të ndryshme: Certifikata nga GIZ-i gjerman “Menaxher i Cilësisë”, Certifikatë nga USAID, Trajnim në “Menaxhimin e Mbeturinave nëpër Komuna” , Training of Kosovo Chamber of Commerce and Austrian Chamber of Commerce WIFI, Conflict Management, Human Resource Management, Marketing Internacional dhe Menaxhim të projekteve, qershor 2014 Vizita në kuadër të punës: Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Austri, Slloveni, Bullgari, Maqedoni, Portugali, Poloni, Turqi, Hungari etj. Aktivitetet në punë: Pozitat nëpër ndërmarrje private e publike dhe aktivitetet e tjera. 2000 – 2007 – NTP “Dritakos“ – drejtor 2007 – 2009 – NTP “Morea“ – pronar 2007 – 2009 – Dukagjini KS – menaxher i shitjes 2009 – 2012 – KRM “Higjiena“ – kryeshef ekzekutiv 2012 – 2015 – KRM “Ekohigjiena“ – kryeshef ekzekutiv 2010 – 2015 – Shoqata ‘’Pamkos’’- nënkryetar 2015 – 2021 – NTSH “Leo Wash Go“ – menaxher i Pastrimit Kimik 2015 – 2021 – NSH “Consulting For Development“ – këshilla biznesore, menaxhim i projekteve. 2000 – 2004 – Kh ’’Zhegra’’ – sekretar 2010 – 2021 – Kh ’’Zhegra’’ – kryetar 2016 – 2020 – Anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës 2021 – 2024 – Anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës 2015 – 2022 – Anëtar i kryesisë në degën e PDK në Gjilan 2019 – 2022 – Sekretar i përgjithshëm i degës së PDK në Gjilan Eksperiencat: Ekspert i trajtimit të ujit e ujërave të zeza dhe menaxhimit të mbeturinave. Gjithashtu ka njohuri të mira në fushën e ambientit dhe hortikulturës, menaxhimit të projekteve, hotelerisë dhe turizmit, në fushën e shit-blerjes së patundshmërisë, sportit dhe kulturës. Ka punuar në ndërmarrje të ndryshme private dhe publike. Adaptohem shumë shpejtë në punë dhe preferoj punën ekipore i bëjë ballë presionit të punës. Statusi civil: I martuar, baba i dy fëmijëve.
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe institucionet tjera relevante ushtron përgjegjësitë që ka Komuna në lëmin e bujqësisë, pylltarisë, resurseve natyrore dhe zhvillimit rural. Përcjell dhe koordinon zbatimin e ligjeve në lëmin e bujqësisë duke përfshirë prodhimtarinë bimore, blegtorale, resurset natyrore, dhe zhvillimin rural në territorin e komunës. Nxit dhe inkurajon fermerët për të investuar në rritjen e kapacitete të tyre bujqësore. Organizon seminare, këshillime me qellim të formimit profesional të fermerëve. Organizon vizita studimore për fermerë brenda dhe jashtë vendit për këmbimin e përvojave të tyre. Merr masa për vetëdijesimin e institucioneve relevante për rendësinë që ka bujqësia për zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, zvogëlimin e problemeve sociale; sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm, të freskët dhe cilësor, sigurimin e lëndëve të para për zhvillimin e industrisë ushqimore, për përmirësimin e bilancit tregtar si dhe mënyrën se si duhet qasur asaj. Mban evidencë për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet, kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake, shoqëritë e bletëve etj. Analizon potencialin e fermerëve, nevojat dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të tyre, rekomandon masat adekuate dhe hulumton mundësitë për mbështetje profesionale, administrative dhe materiale. Hulumton mundësitë për sigurimin e tregut për tërë prodhimtarinë bujqësore. Përkujdeset që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari të qëndrueshme bujqësore. Në rastet e domosdoshme të ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore (të përkohshëm ose të përhershëm), cakton taksën e nevojshme në harmoni me ligjin. Ndërmerr masa për mbrojtjen e prodhimtarisë bujqësore nga fatkeqësitë elementare (vërshimet, breshëri, zjarri, pandemitë etj) Në rast fatkeqësie elementare, bënë vlerësimin e dëmit dhe propozon rekomandime për masat e mëtejme. Rregullon mbarështimin e qeneve endacakë, aktivitetet rreth zhdukjes së insekteve të dëmshme, sëmundjeve të bimëve, kafshëve si dhe organizimin e gjuetisë në territorin e komunës. Koordinon dhe bashkëvepron me OJQ dhe kooperativa që zhvillojnë aktivitet bujqësor. Bën projekte dhe hulumton donator për realizimin e tyre Në bashkëpunim me drejtorinë e Inspekcionit bënë mbrojtjen e tokave bujqësore, pyjeve si dhe resurset e tjera natyre, shëndetit të kafshëve etj. Kujdeset për zhvillimin e turizmit rural. Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e komunës në lëmin e bujqësisë, pylltarisë dhe resurseve natyrore.