Kushtrim Kadriu (Vatra), kryesues i Komitetit Avdyl Aliu (LDK) Shpresa Kurteshi Emini (LDK) Ramiz Ramadani (LDK) Arianit Sadiku (LVV) Krenare Latifi Kqiku (LVV) Mimoza Kadriu Qerimi (LVV) Bujar Nevzati (PDK) Nazim Gagica (AAK)
Komiteti për Politikë e Financa, në pajtim me LVL dhe Statutin e Komunës është përgjegjës për:
Shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, duke përfshirë dokumentet dhe planifikimin strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat, planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal, si dhe për marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në Kuvendin e Komunës.
Komiteti për Politikë dhe Financa ushtron edhe këto përgjegjësi:
Shqyrton dhe rekomandon ndihma të menjëhershme, të cilat i kalojnë autorizimet e kryetarit të Komunës dhe për këtë e njofton Kuvendin Inicion kontroll të përgjithshëm ekonomik dhe financiar për ndërmarrjet komunale përmes Bordeve mbikëqyrëse Shqyrton çështjet themelore ekonomike dhe sociale të Komunës, si dhe çështjet me rëndësi të veçantë Jep mbështetje për zhvillimin ekonomik brenda komunës, duke përfshirë strukturimin ekonomik Këshillon Kuvendin, në mënyrë të përgjithshme në lidhje me zbatimin e procedurave financiare dhe ekonomike Inicion kontrollin financiar të pronës dhe të burimeve tjera të Kuvendit Shqyrton dhe propozon rendin e ditës për mbledhjet e Kuvendit të Komunës Trajton çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet e anëtarëve të Kuvendit dhe mëditjet Shqyrton partneritetet në mes të qyteteve e komunave Ushtron të gjitha funksionet e Kuvendit të Komunës në raste emergjente, të cilat përcaktohen nga kryetari i Komunës, përpos atyre që nuk delegohen Propozon shlyerjen e borxheve Ushtron edhe përgjegjësi tjera nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.