Duke u bazuar në nenin 43.1 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenin 5.1 të UA (MAPL) Nr.02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, dhe nenin 53 të Statutit të Komunës së Gjilanit, 01.Nr.016-126211 të datës 06.11.2014, thërras seancën IV (katërt) të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, me këtë:
R E N D P U N E
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
- Statuti për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të dt. 06.11.2014
- Raporti Financiar për vitin 2017
- Plani i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës së Gjilanit
- Rishikimi i vendimi për caktimin e anëtarëve në Komitete të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (kërkesë e MAPL)
- Propozim vendimi për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB)
- Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre
- Rregullore (kgj) nr. 2/2018 për ndryshim dhe plotësim të rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencione (2016)
- Rregullore (kgj) nr. 03/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale (2016)
- Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)
- Projekt kërkesë për mbështetjen e funksionimit dhe të angazhimit të stafit teknik dhe aktiviteteve socio kulturore dhe manifestimeve komunale në Teatrin e Qytetit në Gjilan
- Të ndryshme.
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit mbahet në sallën e mbledhjeve (ish objekti i gjykatës), më 22.03.2018, ora 10:00.
01.Nr. 22 / 2018 Kryesuesja e KK
Gjilan, më 12.03.2018 / Shpresa Kurteshi-Emini/