Drejtor: Avdyl Kastrati
E-mail: avdyl.i.kastrati@rks-gov.net
Tel:+383 45 387 111 | +383 49 459 944
BIOGRAFIA
U lind më 14.02.1984 në Dobërçan.
Është ekonomist dhe auditor i licencuar me mbi 14 vjet përvojë profesionale në financa publike dhe private, administratë tatimore, kontabilitet dhe auditim të brendshëm.
Aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, me përgjegjësi në planifikimin buxhetor, menaxhimin financiar, raportimin dhe kontrollin e brendshëm financiar. I orientuar drejt transparencës, disiplinës fiskale dhe pajtueshmërisë së plotë ligjore.
Ishte zyrtar i auditimit të bdrendhsëm në KRU “Hidromorava” Sh.A., Gjilan nga 01.04.2025 – 23.02.2026.
Ka qenë inspektor tatimor në Administratën Tatimore të Kosovës nga 07.05.2018 – 30.04.2025.
Ishte kontabilist në N.T.P. “Miloti” SH.P.K., Gjilan nga 01.01.2012 – 05.05.2018.
Po ashtu ishte U.D. sekretar i SH.F.M.U. “Nazim Hikmet”, Dobërçan
2012 – 2013
Ka kryer studimet master në Banka, FInanca dhe Kontabilitet Kolegji “Iliria”, Prishtinë.
Po ashtu Bachelor në ֝ekonomi në Universitetin “Dardania”, Prishtinë.
Ka kryer Shkollën e Mesme “Marin Barleti”, Gjilan.
Këto janë certifikimet profesionale: Kontabilist i Licencuar (2024). Auditor i Brendshëm (2025). Auditor i Jashtëm (2025). Këshilltar Tatimor (2025).
Të gjitha të licencuara nga Ministria e Financave.
Ka aftësi profesionale në: Planifikim dhe menaxhim buxhetor. Raportim dhe analizë financiare. Auditimi i brendshëm dhe kontroll financiar. Legjislacion fiskal dhe tatimor. Transparencë dhe llogaridhënie institucionale.
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Ndihmon kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt-buxhetit para paraqitjes së tij në Komitetin për Politike e Financa dhe Kuvendin e Komunës.
Bënë planin dinamik të realizimit të projekteve dhe bartjen e mjeteve për zërat buxhetor
Bënë planifikimin e pasqyrës së rrjedhjes së parasë së gatshme
Ofron këshilla profesionale për organet komunale, për menaxhimin e buxhetit.
Bënë mbikëqyrjen e procedurave dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore
Bënë pranimin e raporteve mujore për dinamiken e realizimit të projekteve nga drejtoritë dhe nga zyra e prokurimit
Bënë përgatitjen e raporteve buxhetore sipas nevojës.
Financat:
Harton projekt-rregulloret komunale për çështje financiare
Bënë udhëheqjen e çështjeve financiare
Është përgjegjëse për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore
Është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit
Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit
Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit të organeve komunale
Planifikon, përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale, të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifën nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale.
Të hyrat:
Bënë planifikimin e burimeve financiare në komunë
Bënë evidentimin e të hyrave vetanake të komunës, në pajtim me ligjin për financat e pushtetit lokal etj.
Ushtron të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë të cilat barten nga autoritetet qendrore, duke përfshirë edhe regjistrimin e bizneseve.