Drejtor: Kushtrim Ibrahimi
E-mail:kushtrim.ibrahimi@rks-gov.net
Tel: 044/870 183
BIOGRAFIA
U lind më 02.09.1991 në Gjilan. Shkollën fillore e ka përfunduar në “Thimi Mitko”. E ka përfunduar Shkollën e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakulteti Teknik, drejtimi Komunikacion Rrugor.
Aktualisht është duke vijuar studimet Master në fushën e Komunikacionit. Ka mbi 15 vjet përvojë pune në sektorin e komunikacionit dhe edukimit profesional. Instruktor dhe ligjërues profesional në autoshkollë, me përvojë të gjatë në trajnimin dhe përgatitjen e kandidatëve për drejtim të automjeteve.
Përvojë menaxheriale në kompani private familjare. Përvojë menaxheriale në autoshkollë. Përvojë menaxheriale në agjension turistik.
Ka aftësi profesionale në: menaxhim dhe organizim të punës, ligjërim dhe trajnim profesional, përvojë në sektorin e komunikacionit rrugor dhe aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Në fillim të muajit qershor të vitit 2024 ishte emëruar drejtor i Shërbimeve Publike. Pozitë e cila i është vazhduar edhe në mandatin e ri qevrisës në Komunën e Gjilanit.
………………………..
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Përcakton dhe mbikëqyrë ofrimin e shërbimeve publike lokale, duke përfshirë:
furnizimin me ujë, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit
organizon mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve dhe trotuareve në qytet dhe fshatra
organizon mirëmbajtjen dhe debllokimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe planet për ngrohtoret lokale
organizon sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave gjelbëruese, hapësirave publike dhe varrezave
koordinon aktivitetin dhe jep pëlqimin veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave për kompanitë publike dhe shoqatat e taksive individual dhe operatorët juridikë
cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve
bën menaxhimin e shërbimit “Merimangë”, sipas rregullores, si dhe organizon procedurat për ankand publik për automjetet e konfiskuara, që kalojnë afatin e paraparë me ligj
bashkëpunon me policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në komunikacion, në veçanti afër shkollave dhe institucioneve parashkollore
bën sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin në qytet
bën mbylljen e rrugëve për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta (festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe komunës dhe punë të ngjashme)
bashkëpunon me kompanitë që ofrojnë shërbime rreth përcaktimit të çmimeve të ujit, të lidhjeve, ndërhyrjeve teknike dhe mbikëqyrjen e orarit të reduktimeve
bën furnizimin me ujë të pijshëm me cisterna dhe rezervarë të veçantë
jep pëlqim-leje për shfrytëzimin e hapësirave publike, kujdeset për mirëmbajtjen e sipërfaqeve gjelbëruese, parkingjeve dhe hapësirave tjera publike
mbikëqyrë realizimin e punëve për rregullimin e gjelbërimit dhe shqyrton kërkesat e ndryshme
është përgjegjëse për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike
është përgjegjës për ndriçimin publik, tabelat reklamuese, reklamat ndriçuese të firmave dhe reklamat e ndryshme
merr pjesë në komisionin për pranim teknik të punëve të kryera – ndriçimin publik, mirëmbajtjen e rrjetit publik dhe sinjalizimin
bën menaxhimin, kontrollimin dhe pastrimin e të gjitha shesheve që i përkasin komunës
është përgjegjës të ofrojë raporte vjetore MAPL-së për gjatësinë, llojin dhe kushtet e rrugëve lokale në pajtim me kushtet e përcaktuara sipas udhëzimit administrativ
bën konsultimet me nivelin qendror për ndërtimin, riparimin e shenjave apo ndryshimin e rrugëve ndër-komunale që ndikojnë në komunë
bën njoftimin e drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe zyrën e Projekteve për defekte në rrugë në territorin që i përket
është kompetente për lëshimin e lejeve që i përkasin komunës për vendosjen e pengesave rrugore (policë të shtrirë)
ushtron kompetencat tjera të përcaktuara me ligjet tjera me statut, aktet nënligjore të deleguara nga pushteti qendror.