Drejtor: Jeton Rexhepi
E-mail:
Numri i telefonit: 044742747
BIOGRAFIA
U lind në Gjilan, më 08.03.1980, ku edhe kreu të gjitha nivelet e arsimimit parauniversitar.
Shkollimin fillor e përfundoi në Shkollën Fillore “Musa Zajmi”, ndërsa Shkollën e Mesme të Lartë e vijoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në drejtimin matematikë-informatikë.
Pas përfundimit të gjimnazit, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), dega Biologji arsimore, ku u diplomua dhe më pas kreu edhe studimet master në të njëjtin profil.
Karrierën profesionale e filloi në vitin 2008 në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, si profesor i lëndës së biologjisë, deri ne vitin 2023.
Gjithashtu ishte i angazhuar si mësimdhënës i lëndës së biologjisë edhe në Q.E.S.”Don Bosko” në Gjilan. Përveç përvojës së tij si mësimdhënës dhe udhëheqës, është hartues i programeve trajnuese në fushën e arsimit e një ashtu është angazhuar edhe si trajner në kuadër të fushës së arsimit.
Ishte pjesëmarrës edhe ne komisionet e Drejtorisë Komunale të Arsimit, për vlerësim të performancës së drejtorëve, përveç kësaj edhe në komisionet për plotësim të stafit të mësimdhënësve.
Ai vazhdimisht ka kontribuar në zhvillimin profesional të mësimdhënësve të Komunës së Gjilanit.
Nga viti 2023 deri në vitin 2026, ai mori përsipër detyrën e drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, duke udhëhequr institucionin për tre vjet.
Në këtë pozicion, ai kontribuoi në zhvillimin dhe menaxhimin e shkollës, duke sjellë përvojën e tij të gjatë si mësimdhënës në të njëjtin institucion.
………………………………………………………
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë
Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore
Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i
Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës
Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT-in
Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune
Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve në pajtim me parimet e mos diskriminimit
Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT
Nxitë barazinë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar dhe të mesëm
Regjistrimi, inspektimi i shëndetit publik dhe sigurisë si dhe licencimi i institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin
Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre
Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me ligjet aplikative
Bënë trajnimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT-i
Përkujdeset për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës
Përkujdeset për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal
Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT
Përgatitja, miratimi dhe implementimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e Mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit si dhe masat disiplinore
Miratimi i pushimeve lokale të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës
Merr vendim për rritjen e numrit të institucioneve parashkollore, shkollave fillore, të mesme dhe speciale në nivel të komunës
Merr vendim për ankesat ndaj organeve drejtuese të institucioneve arsimore të parapara me ligj
Miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e Këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore
Në marrëveshje me MASHT-in, miraton rregulloret për themelimin shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në komunë
Nxitë bashkëpunimin midis mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes
Bashkëpunon me drejtoritë tjera të arsimit të komunave tjera në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla
Përcakton zonat specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komunal
Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si dhe bënë sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujin e freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore
Merr masa për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës
Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, të nxisë shtimin e shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë
Shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme, drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera Komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special
Bënë vlerësimin e nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj
Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional
Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale
Ushtron edhe kompetenca tjera të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.