
Drejtor: Elbasan Shabani
E-mail: elbasan.shabani@rks-gov.net
Tel: 045 374 347, +383280324257
BIOGRAFIA
U lind më 1988 në Gjilan. Shkollën Fillore, e ka përfunduar në SHFMU “Mulla
Idriz Gjilani”, Velekincë.
Gjimnazin– drejtimi Matematikë– Informatikë e ka përfunduar në shkollën “Zenel Hajdini”, në Gjilan.
Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik – drejtimi Menaxhment dhe Informatikë.
Aktualisht është në përfundim të studimeve Master në Menaxhim Biznesi.
Ai, vjen me një përgatitje solide akademike në fushën e ekonomisë, me fokus në menaxhment.
Përvoja e tij përfshin një ndërthurje të suksesit në sektorin privat dhe angazhimit serioz në atë publik. Menaxher Regjional për Marketing në kompani të njohura farmaceutike, ku ka dëshmuar aftësi të larta drejtuese dhe menaxheriale.
Kjo përvojë në sektorin privat i ka dhënë një qasje ekspeditive dhe të orientuar drejt rezultateve.
Ishte nënkryetar i Bordit në ndërmarrjen publiko-private “Eco-Higjiena”, ku ka kontribuar në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit për qytetarët e Gjilanit.
Ishte shef i kabinetit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, pozitë në të cilën ka fituar përvojë të rëndësishme në proceset vendimmarrëse, koordinimin e punëve administrative dhe funksionimin e mekanizmave institucionalë.
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, synim kryesor ka ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe transparente për të gjithë qytetarët
Zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi nga fushëveprimtaria e saj
Kryen shërbimet që kanë të bëjnë me punët e Sektorit të Gjendjes Civile, Qendrës për Shërbim me Qytetarë dhe Shërbimit të Autoparkut
Sektori i Gjendjes Civile kryen veprime administrative të gjendjes civile siç janë: plotësimi, përditësimi dhe administrimi i regjistrave të gjendjes civile, zhvillimi i procedurave administrative, mbajtja e akteve të gjendjes civile, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile si dhe veprimeve tjera juridike administrative në pajtim me legjislacionin në fuqi
Qendra për Shërbim me Qytetarë kryen veprime administrative siç janë: pranimi i kërkesave të ndryshme nga palët dhe adresimi i tyre në Drejtoritë /Njësitë/Zyrat përkatëse për shqyrtim dhe zgjidhjen e tyre,
Njofton palët për përgjigje në kërkesat e tyre
Shërbimi i autoparkut kryen shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e tij, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare etj.
Cakton objektivat në pajtim me strategjinë dhe planin e drejtorisë si dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur këto objektiva
Menaxhon stafin dhe buxhetin e drejtorisë dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit
Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime si dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë
Zhvillon dhe mbikëqyre politikat për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore në drejtori
Si dhe shumë aktivitete të tjera që paraqesin shtyllat bazike përmes së cilave qytetarët do të marrin shërbime cilësore dhe të shpejta administrative në Komunë.