Duke u bazuar në nenin 17 dhe në zbatim të nenit 18 të Statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të datës 06.11.2014, në zbatim të nenit 4 të Rregullores për Transparencë në Komunë dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, njoftohen zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit dhe bartësit e institucioneve të komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, se me datën 13.04.2018 në ora 14:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, do të mbahet dëgjim publik për rregulloren për varreza.
Qëllimi i diskutimit publik është për të krijuar opinione pozitive për aktin në fjalë, të cilën pas zhvillimit të procedurave paraprake ligjore duke përfshirë edhe këtë dëgjim publik me qytetarë dhe pjesëmarrës tjerë, do të procedohet në Komitetin përkatës, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës për miratim.
Në dëgjim duhet të marrin pjesë zyrtarët, qytetarë dhe grupeve e interesit (OJQ-të etj) për të shprehur mendimet e tyre në interes të përgjithshëm.
Projekt-rregulloren mund ta merreni në Zyrën Ligjore dhe do të jetë e publikuar edhe në web faqen e komunës: www.rks-gov.net/gjilan