REND PUNE
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
- Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
- Projekt-propozim Buxheti për vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2020-2021
- Planet Rregulluese të Hollësishme “Qendra 2”, “Qendra 3” dhe “Lagja e Spitalit”
- Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për fushë sintetike të futbollit, sipas standardeve të FIFA-së dhe UEFA-së, për KF “Gjilani”
- Propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në NPL “Tregu” në Gjilan
- Propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan
- Propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në PPP “Ecohigjiena” Gjilan
- Rishikimi i vendimit për caktimin e anëtarëve në Komitetin për Komunitete, 01.Nr.016-28455 të datës 26.04.2018
- Informatë rreth fillimit të vitit shkollor 2018/2019
- Raport i punës së komisionit për korrje-shirje 2018
- Të ndryshme
Seanca mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 27.09.2018, ora 10:00.
01.Nr. 143 / 2018 Kryesuesja e KK Gjilan
Gjilan, më 18.09.2018 / Shpresa Kurteshi-Emini/