Biografia
Burhan Isufi ka lindur më 16.12.1989 në Gjilan dhe jeton në Zhegër. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Gjilan, në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtimi i përgjithshëm. Studimet universitare i ka ndjekur në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë, drejtimi Agroekonomi, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve master në Universitetin “Kadri Zeka”, drejtimi E-Qeverisje.
Ka përvojë profesionale në sektorin publik, duke punuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në ndërmarrje publike, ku ka ushtruar funksionin e Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan.
Gjithashtu, ka qenë i angazhuar në jetën politike, duke ushtruar detyrën e Kryetarit të Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, ndërsa aktualisht është anëtar i Kryesisë së PDK-së, dega në Gjilan.