Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, organizon takimin e dytë publik për këtë vit me qytetarët, gjatë të cilit do të prezantohet raporti njëvjeçar i punës, si dhe do të diskutohen çështje me rëndësi për komunitetin dhe zhvillimin e komunës.
🗓 Data: 30 Dhjetor 2025
🕛 Ora: 12:00
📍 Vendi: Shkolla e Bujqësisë
Pjesëmarrja juaj është thelbësore për transparencë dhe për një qeverisje që reflekton nevojat reale të qytetarëve të Gjilanit.
Ju mirëpresim!