Zyra e Tatimit në Pronë e Drejtoratit për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, njofton se
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka vendosur të shtyjë afatet për tatimin në pronë për vitin 2026.
Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nr. 03/2026 të datës 29.01.2026 është bërë shtyrja e lëshimit të faturave të tatimit në pronë deri më datë 31 mars.2026.
Derisa afati i pagesës për këstin e parë deri më 30 qershor 2026.
Ky vendim siguron më shumë kohë për përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë.
Ndërsa afati i dytë i pagesës mbetet i njëjtë siç parashihet në ligjin 06/L-005 neni 23 paragrafi 1 datë 30 shtator i vitit.
Vendimi i plotë mund të gjendet më poshtë:
https://gjilan.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/02/Vendimi-i-MFPT-per-shtyrjen-e-afatit-te-faturave-te-tatimit-ne-prone-deri-me-31-mars.pdf