Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka publikuar raportin e vitit 2025, i cili pasqyron aktivitetet dhe rezultatet e punës një vjeçare.
Kjo drejtori, kishte për objektiv ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale më të mira, përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës dhe mbrojtjes primare shëndetësore, me fokus të veçantë në grupet e rrezikuara të popullatës.
Gjatë vitit 2025 janë realizuar aktivitete të vazhdueshme të monitorimit epidemiologjik dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në territorin e komunës.
Po ashtu janë organizuar dhe mbështetur një sërë aktivitetesh dhe fushatash vetëdijësuese me rëndësi të veçantë për shëndetin publik.
Fokus i veçantë i është kushtuar kontrollit të ushqimit, afateve të skadencës dhe kushteve të ruajtjes së produkteve ushqimore.
Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, gjatë vitit 2025 ka shqyrtuar 1077 kërkesa të pacientëve me sëmundje të ndryshme, të cilët për shkak të kushteve të vështira ekonomike nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë terapinë e nevojshme.
Po ashtu në raport tregohet për projektet e realizuara si dhe ato që janë në realizim e sipër.
Është bërë subvencionimi i qirasë për 47 familje me gjendje jo të mirë ekonomiko-sociale.
Derisa për periudhën njëvjeçare janar-dhjetor 2025 i është siguruar strehimin gjithsej 109 familjeve.
Përmes thirrjes publike për subvencionimin e OJQ 14 projekte janë aprovuar për financim publik për vitin 2025 në vlerë prej 360,000 euro.
Për t’u informuar lidhur me punën e kësaj drejtorie shikojeni raportin në vijim, ku mund të gjeni të dhënat për aktivitetet.
https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fgjilan.rks-gov.net%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F02%2FDSHMS-Raporti-vjetor-i-punes-janar-dhjetor-2025.docx&wdOrigin=BROWSELINK