Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e Stadiumit të Qytetit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se
punimet në Stadiumin e Qytetit, po ecin me ritëm të jashtëzakonshëm, duke sjellë çdo ditë më afër realizimin e një projekti që e kemi pritur gjatë.
Sipas tij ky projekt prej 15 milionë eurosh është jetik për sportin dhe sportdashësit tanë, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e garave, përkrahjen e talenteve dhe forcimin e jetës sportive në qytetin tonë.