Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, FItore Pacolli, kanë vizituar Liqenin e Livoçit, për të parë nga afër një prej hapësirave më të bukura natyrore që ka qyteti ynë.
I pari i Gjilanit, tha se Liqeni i Livoçit, ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar më tutje, andaj po punojmë që ta ruajmë më tepër këtë bukuri natyrore dhe ta afrojmë me qytetarët.
“Falënderojmë përzemërsisht Ministren Pacolli për angazhimin e vazhdueshëm në projekte që synojnë mbrojtjen dhe zhvillimin e hapësirave tona”, theksoi kryetari Alban Hyseni.
Edhe ministrja Fitore Pacolli, ka premtuar investime në ruajtjen e pasurive ujore dhe në krijimin e hapësirave moderne për qytetarët, duke i kthyer zonat përreth liqeve në ambiente të rregulluara, të qasshme dhe miqësore me natyrën.