Komuna e Gjilanit, realizoi aktivitetin në kuadër të iniciativës WiFi4WB, ku kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti drejtorin gjeneral i GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber dhe shefin i seksionit për Integrim Evropian, Çështje Politike, Media dhe Informim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Boguslaw Gertruda.
Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, u vizitua sheshi i qytetit, ku është realizuar instalimi i shërbimit WiFi4WB.
Kryetari I Komunës së Gjilanit, tha se hodhën një tjetër hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të hapësirave tona publike. Së bashku me përfaqësuesit e lartë të GIZ-it dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen WiFi4WB.
“Internet falas në Gjilan, në vendet më të frekuentuara nga qytetarët”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se panë nga afër funksionimin e këtij rrjeti në shesh.
Sipas tij, ky investim evropian, u mundëson të rinjve tanë, studentëve, bizneseve dhe të gjithë qytetarëve qasje të lirë në informacion dhe shërbime digjitale.
“Kur zotimet kthehen në projekte konkrete, përfitues është gjithmonë qytetari. Faleminderit partnerëve tanë për besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer”, tha kryetari Alban Hyseni.