Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan është pajisur me pajisje të reja mjekësore, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe projektit AQH.
Pajisjet e reja do të kontribuojnë në lehtësimin e punës së profesionistëve shëndetësorë dhe në përmirësimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe njësitë e saj.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet fuqizimi i mëtejshëm i kujdesit shëndetësor parësor dhe rritja e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Komuna e Gjilanit shpreh mirënjohje për projektin AQH për mbështetjen dhe bashkëpunimin në funksion të avancimit të shërbimeve shëndetësore.