Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën Help në Kosovë, organizon sesion informues për programin që ofron mundësi mbështetjeje për themelimin dhe zhvillimin e bizneseve.
Gjatë sesionit do të prezantohen informata lidhur me kriteret dhe kushtet për aplikim, mundësitë e përfitimit dhe format e mbështetjes, mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm, si dhe hapat që duhet të ndiqen gjatë procesit të aplikimit.
Sesioni informues do të mbahet më 5 tetor 2026, nga ora 10:00 deri në 11:00, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan.
Në këtë sesion ftohen të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve, qytetarë dhe të gjitha palët e tjera të interesuara, me qëllim të informimit të plotë dhe të saktë për mundësitë e mbështetjes dhe procedurat e aplikimit.