Vazhdojmë aktivitetet për shënimin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit Nuhi Berisha me konferencën shkencore kushtuar jetës dhe veprës së tij, të mbajtur në Vali Ranch.
Konferenca i kushtoi vëmendje kontributit dhe sakrificës së heroit për lirinë e vendit, si dhe rëndësisë së ruajtjes së kujtesës për veprën e tij.
Ftojmë qytetarët të ndjekin programin dhe të marrin pjesë në aktivitetet e nesërme, më 4 tetor:
🥋 10:00 – Turniri i karatesë (Kate), në Palestrën Sportive në Kamenicë.
⚽ 15:00 – Turniri në futboll të vogël, në Andi Sport.
🇦🇱 18:00 – Akademia përkujtimore për Heroin Nuhi Berisha, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.