Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën HELP, organizon sesionin e dytë informues për programin e granteve, i cili ofron mundësi mbështetjeje për themelimin dhe zhvillimin e bizneseve.
Gjatë sesionit, pjesëmarrësit do të informohen për kriteret dhe kushtet e aplikimit, mundësitë e përfitimit, format e mbështetjes, dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat e aplikimit.
📍 Vendi: Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli”, Gjilan
📅 Data: 15 tetor 2026
🕙 Ora: 10:00–11:00
Ftohen të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, qytetarët dhe palët e interesuara që të marrin pjesë në këtë sesion informues, për t’u njohur nga afër me mundësitë që ofron programi.