Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan ka pranuar një donacion nga KFOR-i amerikan, në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes për forcimin e kapaciteteve të reagimit në situata emergjente.
Me rastin e dorëzimit të donacionit, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, shprehu mirënjohje për përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, nënkolonelin Michael Anderson dhe rreshter majorin komandues Miguel Hernandez, si dhe për togerin Hüseyin Arslan nga KFOR-i turk, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Shabani falënderoi gjithashtu Metush Bajramin, kryetar i Klubit të Rotarianëve në Gjilan, për kontributin dhe mbështetjen e ofruar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet.
Ky donacion përbën një kontribut të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të zjarrfikësve dhe dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë në funksion të sigurisë së qytetarëve.