Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me partnerët, organizon aktivitetin përmbyllës të fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në kuadër të Tetorit Rozë.
Në këtë takim do të marrin pjesë ligjëruesit Dr. Arben Bislim dhe Dr. Muharrem Sadiku, të cilët do të trajtojnë rëndësinë e parandalimit, kontrollit të rregullt dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
📅 Data: 30 tetor 2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Hotel Astoria, Gjilan
Ftohen qytetarët dhe të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, për të përmbyllur së bashku një muaj të përkushtimit, solidaritetit dhe vetëdijesimit për shëndetin e gruas.
Kontrollohu për veten, për jetën! 🎀