Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përfunduar inventarizimin e hapësirave të dedikuara për pensionistët, pas renovimit të zyrave, duke krijuar kushte më të mira për funksionalizimin e tyre.
Drejtoresha Mimoza Kadriu Qerimi ka theksuar përkushtimin për krijimin e kushteve më të përshtatshme për pensionistët, në kuadër të zotimit të kryetarit Alban Hyseni për përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Me funksionalizimin e këtyre hapësirave, Aktivi i Grave Pensioniste dhe pensionistët në përgjithësi do të kenë një ambient të dedikuar për të kaluar kohën e lirë, për të organizuar aktivitete të ndryshme dhe për të ruajtur lidhjet shoqërore.
“Pensionistët meritojnë hapësira të përshtatshme ku mund të takohen, të organizojnë aktivitete dhe të kalojnë kohën së bashku. Do të vazhdojmë të angazhohemi që ata të kenë kushte sa më të mira dhe një ambient ku ndihen të vlerësuar dhe të respektuar”, ka thënë drejtoresha Kadriu Qerimi