Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se të shtunën, më 14 nëntor 2026, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, një segment i rrugës “Nënë Tereza”, në afërsi të Teatrit të Qytetit, do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit të Bulevardit të Qytetit.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion lusen të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në zonën ku do të zhvillohen punimet.