Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, e udhëhequr nga drejtori Haki Huruglica, në bashkëpunim me organizatën Help – Hilfe zur Selbsthilfe, ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes së përfituesve në kuadër të projektit “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”.
Nga 187 aplikime të pranuara, 85 aplikantë janë vlerësuar edhe përmes vizitave në terren, ndërsa 70 prej tyre janë përzgjedhur për mbështetje.
Procesi është zhvilluar mbi parimet e transparencës, paanshmërisë dhe barazisë, duke respektuar kriteret e përcaktuara.
Drejtori Haki Huruglica ka falënderuar drejtoreshën e organizatës Help në Kosovë, Shqipe Breznica, si dhe komisionin vlerësues të udhëhequr nga Rrezart Shala, për bashkëpunimin dhe profesionalizmin gjatë gjithë procesit.
Projekti financohet nga BAMF dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Gjilanit, me qëllim fuqizimin e bizneseve lokale dhe krijimin e mundësive të reja për punësim.
Urime të gjithë përfituesve dhe suksese në zhvillimin e mëtejmë të bizneseve të tyre!