Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim vëllezërit Uvejs dhe Fisnik Morina, të cilët përfaqësuan Kosovën në kampionatin ndërkombëtar “Campionato Mondiale Pizza DOC 2026”, të mbajtur në Itali.
Në këtë garë, ku morën pjesë mbi 600 garues nga më shumë se 30 shtete, Fisnik Morina u nderua me titullin “The Best Pizzaiolo DOC 2026 – Kosovo”, duke u vlerësuar si picajoli më i mirë nga Kosova për vitin 2026.
Gjatë takimit, kryetari Hyseni i përgëzoi vëllezërit Morina për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës dhe suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare.
Ai theksoi se arritje të tilla janë krenari për Gjilanin dhe dëshmi e talentit, përkushtimit dhe profesionalizmit të të rinjve tanë.
Gjilani vazhdon të krenohet me njerëzit e tij që po arrijnë suksese përtej kufijve të vendit! 🇽🇰👏