Në kuadër të kësaj fushate globale, Komuna e Gjilanit, nga 26 nëntori deri më 15 dhjetor 2026, do të realizojë një sërë aktivitetesh edukative, vetëdijesuese dhe ndërinstitucionale.
Përmes këtyre aktiviteteve, synohet rritja e ndërgjegjësimit qytetar, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, parandalimi i dhunës dhe promovimi i barazisë gjinore.
Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në krijimin e një shoqërie të sigurt, të barabartë dhe pa dhunë.
Programin e plotë të aktiviteteve mund ta gjeni në fotografitë e bashkëngjitura.
16 ditë për të folur. 365 ditë për të vepruar!