Me rastin e Ditës së Forcës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizitoi sot Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe u shprehu mirënjohje pjesëtarëve të saj për përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilin i shërbejnë vendit.
Kryetari Hyseni vlerësoi kontributin e grave dhe burrave të FSK-së në forcimin e sigurisë së vendit dhe dinjitetin me të cilin përfaqësojnë Republikën e Kosovës.
Komuna e Gjilanit u uron të gjithë pjesëtarëve të FSK-së Ditën e Forcës!