Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, synim kryesor ka ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe transparente për të gjithë qytetarët Zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi nga fushëveprimtaria e saj Kryen shërbimet që kanë të bëjnë me punët e Sektorit të Gjendjes Civile, Qendrës për Shërbim me Qytetarë dhe Shërbimit të Autoparkut Sektori i Gjendjes Civile kryen veprime administrative të gjendjes civile siç janë: plotësimi, përditësimi dhe administrimi i regjistrave të gjendjes civile, zhvillimi i procedurave administrative, mbajtja e akteve të gjendjes civile, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile si dhe veprimeve tjera juridike administrative në pajtim me legjislacionin në fuqi Qendra për Shërbim me Qytetarë kryen veprime administrative siç janë: pranimi i kërkesave të ndryshme nga palët dhe adresimi i tyre në Drejtoritë /Njësitë/Zyrat përkatëse për shqyrtim dhe zgjidhjen e tyre, Njofton palët për përgjigje në kërkesat e tyre Shërbimi i autoparkut kryen shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e tij, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare etj. Cakton objektivat në pajtim me strategjinë dhe planin e drejtorisë si dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur këto objektiva Menaxhon stafin dhe buxhetin e drejtorisë dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime si dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë Zhvillon dhe mbikëqyre politikat për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore në drejtori Si dhe shumë aktivitete të tjera që paraqesin shtyllat bazike përmes së cilave qytetarët do të marrin shërbime cilësore dhe të shpejta administrative në Komunë.