Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Ndihmon kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt-buxhetit para paraqitjes së tij në Komitetin për Politike e Financa dhe Kuvendin e Komunës.
Bënë planin dinamik të realizimit të projekteve dhe bartjen e mjeteve për zërat buxhetor
Bënë planifikimin e pasqyrës së rrjedhjes së parasë së gatshme
Ofron këshilla profesionale për organet komunale, për menaxhimin e buxhetit.
Bënë mbikëqyrjen e procedurave dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore
Bënë pranimin e raporteve mujore për dinamiken e realizimit të projekteve nga drejtoritë dhe nga zyra e prokurimit
Bënë përgatitjen e raporteve buxhetore sipas nevojës.
Financat:
Harton projekt-rregulloret komunale për çështje financiare
Bënë udhëheqjen e çështjeve financiare
Është përgjegjëse për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore
Është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit
Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit
Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit të organeve komunale
Planifikon, përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale, të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifën nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale.
Të hyrat:
Bënë planifikimin e burimeve financiare në komunë
Bënë evidentimin e të hyrave vetanake të komunës, në pajtim me ligjin për financat e pushtetit lokal etj.
Ushtron të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë të cilat barten nga autoritetet qendrore, duke përfshirë edhe regjistrimin e bizneseve.