Kamer Bajrami
U. d. drejtor i Njësisë për Auditim të Brendshëm
Tel: 044 308 073 / 0280/326 237
E-mail: kamer.bajrami@rks-gov.net;
Fushëveprimtaria e Njësisë së Auditimit të Brendshëm:
Njësia për Auditim të Brendshëm në Strukturën Organizative të Komunës së Gjilanit funksionon në kuadër të Zyrave të Kryetarit. Stafi i Njësisë për Auditim të Brendshëm (NJAB) përbëhet prej Drejtorit të NJAB-së dhe tre auditorëve. Për punën e vetë NJAB-ja i Raporton Kryetarit të Komunës, Komisionit për Auditim të Brendshëm dhe Njësisë Qendrore për Harmonizim të Auditimit të Brendshëm në kuadër të Ministrisë së Financave.
Meqë roli i auditimit të brendshëm është për t`i ndihmuar menaxhmentit në ngritjen e performances në qeverisjen komunale, raportet e Auditimit të Brendshëm nuk janë publike, por pronar i të gjitha raporteve të auditimit të brendshëm është Kryetari i Komunës.
Përveҫ këtyre, NJAB-ja ka obligim ligjor t`u krijojë qasje në raportet e auditimit të brendshëm edhe Zyrës së Auditimit të Përgjithshëm dhe organeve të hetuesisë.
Për punën e vet, NJAB-ja paraprakisht përgatit Planin Strategjik trevjeqar dhe Planin vjetor të punës, të cilat plane duhet aprovuar nga Kryetari i Komunës dhe Komisioni i Auditimit të Brendshëm. Ekziston mundësia e korigjimit të të dy Planeve me aprovimin e Kryetarit, nëse eventualisht është e nevojshme diҫka e tillë.
Bazuar në kornizën ligjore për Auditim të Brendshëm dhe Planet e NJAB-së, Njësia për Auditim të Brendshëm kryen këto punë:
Bën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e personelit dhe veprimtarive të NJAB-së
Siguron shfrytëzimin produktiv, ekonomik dhe efikas të burimeve të NJAB-së
Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregulloreve, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve
Siguron përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planeve të caktuara (Plani Strategjik dhe Plani Vjetor)
Organizon, kryen dhe mbikëqyr ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm të ndërmarr nga NJAB-ja, si dhe dorëzimin e rezultateve të auditimit para Komisionit të Auditimit të brendshëm në kuadër të Komunës
Përgatit dhe dorëzon raporte tremujore dhe vjetore mbi të gjitha aktivitete e auditimit të NJAB-së te Komisioni i Auditimit të brendshëm i komunës
Kryen auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet dhe standardet profesionale të nxjerra nga Ministria
Merr dhe shqyrton pa kufizim të gjitha të dhënat teknike, ekonomike dhe financiare, si dhe informatat e dokumentit në posedim ose kontroll të subjektit të sektorit publik nën auditim
Kopjon të dhënat, informatat apo dokumentet e tilla për qëllime të auditimit të brendshëm dhe siguron që kopjet në fjalë të jenë origjinale ose të vërtetuara
Kërkon nga cilido zyrtar, punonjës, këshilltar ose kontraktues i subjektit të sektorit publik nën auditim, që të ofrojë dëshmi fizike, shënime ose dëshmi gojore, ose informata të tjera mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin, ose mbi aktitvitet që janë në auditim
Ka qasje pa pengesë në stabilimentet e subjektit të sektorit publik nën auditim, verifikon dhe vlerëson vlerat materiale dhe monetare të subjektit të sektorit publik, në pajtim me rregullat dhe legjislacionin
Propozon masat që duhet të ndërmerren nga subjekti përkatës
Merr informata të certifikuara nga Thesari, BPK-së dhe cilado organizatë publike apo private në lidhje me xhirollogarinë aktuale apo të mbyllur.
NJAB-ja për punën e vet i përgjigjet Kryetarit të Komunës.