Isa Agushi, u lind më 04.02 1965 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit. Aty e kreu edhe Shkollën Fillore.
Derisa Shkollën e Mesme Ushtarake e ka vazhduar në Sarajevë. Më pas Akademinë Ushtarake e ka kryer në Beograd. Po ashtu ka të kryer edhe Fakultetin Juridik në vendlindje.
Ishte afarist i suksesshëm në Zvicër për vite të tëra.
Po ashtu ishte kryetar i Shoqatës Humanitare “Agim Ramadani” në Zvicër.
Ishte komandant i UÇK nga viti 1998 deri në përfundim të luftës, fillimisht ishte në Koshare pastaj u transferua në Zonën Operative të Karadakut.
Ishte këshilltar në Kuvendin Komunal të Gjilanit në dy mandate, nga viti 2013-2021.
Nga viti 2021 ka themeluar partinë politike, Bashkimi për Ndryshim Anamorava, ku edhe është kryetar.
Në zgjedhjet e fundit loKale, fiton një ulëse në Kuvendin e Komunës në Gjilan,
Aktualisht ushtron funksionin e Drejtorit të Inspekcinit në Komunën e Gjilanit.
Është baba i tre fëmijëve.