Krenare Latifi Kqiku
BIOGRAFIA
U lind më 1 maj 1984, në fshatin Pogragjë të Gjilanit dhe vjen nga një familje me traditë atdhedashurie dhe përkushtimi ndaj vendit.
Jeton dhe vepron në Gjilan.
Është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.
Arsimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në vendlindje. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Marketing në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Kolegjin Iliria në Prishtinë, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë.
Ajo ka një përvojë të gjatë profesionale prej mbi 20 vjet në sektorin e sigurimeve, ku ka qenë e angazhuar në kompaninë SIGAL UNIQA Group si specialiste e marrjes në sigurim, duke kontribuar me përkushtim e profesionalizëm dhe përgjegjësi.
Angazhimin politik e ka filluar në vitin 2013, në Lëvizjen Vetëvendosje, kur është zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Në LVV, ka shërbyer si anëtare e kryesisë së qendrës ne Gjilan dhe delegate e Këshillit të Përgjithshëm në LVV.
E angazhuar në disa prej trupave profesionale të Kuvendit Komunal si; Komisionin e Shërbimeve Publike, Zhvillimit Ekonomik dhe së fundmi edhe në Komitetin për Politik dhe Financa.
Në mandatin e fundit ishte edhe shefe e grupit të asamblistëve në Kuvendin e Gjilanit.
Me besimin e vazhdueshëm të qytetarëve, ajo është zgjedhur katër mandate radhazi këshilltare.
Aktualisht, ushtron funksionin e kryesueses së Kuvendit të Komunës së Gjilanit, duke udhëhequr punën e kuvendit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parimet e transparencës.