I lindur më 10. 07. 1982 në fshatin Bresalc. Nga viti 1986 jeton dhe vepron në Gjilan.
Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Gjilan. Pastaj, vazhdoi studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Edukimit, ndërsa magjistraturën në Fakultetin Filozofik në degën e Historisë në Prishtinë dhe tani vazhdon studimet e doktoratës në Universitetin e Evropës Jug-lindore.
Ka qenë kryetar i Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri” në Gjilan dhe është autor i shumë paraqitjeve dhe punimeve shkencore, si dhe organizator i disa simpoziumeve e sesioneve me karakter historik dhe ish-ushtar i UÇPMB-së.
Ka katër botime shkencore, në “Enciklopedinë e Kosovës I dhe II”, të botuara nga ASHAK. Pastaj, botime në Javën e Shkencës të organizuar nga MASHT. Botime në monografinë “Idriz Seferi-Një Jetë Për Shqipëri”, si dhe botimi në monografinë “Mbresa nga Stambolli dhe Bursa (Udhëtim studimor me studentë)”.
Është anëtar në Komisionin e Përhershëm Komunal për emërimin e figurave historike, dhe ka qenë anëtar në Komisionin Komunal për Shqyrtimin e Ankesave në procesin e Emërtimit të Rrugëve dhe Numrimit të Adresave për teritorin e Komunës së Gjilanit.
Në vitin 2013 zëvendësoi si profesor i historisë në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan dhe që nga viti 2016 është mësimdhënës i rregullt i lëndës së historisë në shfmu “Esat Berisha” në Llashticë si dhe plotëson normën në shfmu “Sadulla Brestovci” në Gjilan. Gjithashtu, është edhe aistent në Univerzitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.