Është nga fshati Dobërçan, Komuna e Gjilanit.
U lind më 06.02.1976, është i martuar, baba i tre fëmijëve.
Është inxhinier i Shkencave Kompjuterike dhe këshilltar i lartë qeveritar. Është me një karrierë të gjatë në administratën publike dhe institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Ka përvojë të gjerë që varion nga zhvillimi i sistemeve digjitale për administratën lokale, administrimi i rrjetave kompjuterike deri te menaxhim i sigurisë në nivel presidencial dhe këshillim strategjik në nivel qeveritar.
I dedikuar, profesional dhe me aftësi të larta organizative dhe drejtuese.
Është këshilltar i zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga shtatori i vitit 2023, pozitë të cilën e mban edhe sot.
Ofrimi i këshillave strategjike dhe teknike për zëvendëskryeministren dhe ministren, Donika Gërvalla. Koordinimi i aktiviteteve dhe agjendave ndërinstitucionale. Mbështetje në analizimin e politikave dhe vendimmarrje brenda kabinetit.
Ishte shef i Sigurisë në Kabinetin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nga dhjetori i vitit 2021 deri në shtator 2023.
Drejtimi dhe koordinimi i protokolleve të sigurisë për Kabinetin e presidentes. Bashkëpunimi me organet e sigurisë shtetërore për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve presidenciale. Menaxhimi i vlerësimit të rreziqeve dhe implementimi i masave mbrojtëse operacionale. Ishte specialist IT & zhvillues Softueri në Administratën Komunale në Gjilan nga viti 1999 deri më 2007. Menaxhimi i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit në administratën komunale.
Arritje kryesore: Projektimi dhe zhvillimi i softuerëve të dedikuar për Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme. Këto programe u përdorën për vite me radhë për digjitalizimin, lëshimin dhe arkivimin e dokumenteve personale, duke rritur ndjeshëm efikasitetin e shërbimeve ndaj qytetarëve.