Drejtoreshë: Arbenita Sopi – Haziri
E-mail: arbenita.sopihaziri@rks-gov.net
Tel: 044 727 499
BIOGRAFIA
U lind më 1982 në Bllatë, Komuna e Kamenicës.
Shkollimin e mesëm e mbaroi në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan. Vijoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ka ndjekur Shkollën Politike në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Aktivitetin politik e filloi në vitin 2005, që nga viti i parë i themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe për 18 vite është angazhuar me detyra të ndryshme.
Në vitin 2017 nga Këshilli i Qendrës u zgjodh Koordinatore e Nënkomiteteve dhe anëtare e kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, detyra të cilat i ka ushtruar deri në fund të vitit 2021.
Nga dhjetori i vitit 2021 deri në nëntor të vitit 2022 ngarkohet me detyrën e Shefes së Kabinetit të kryetarit të komunës së Gjilanit.
Më 5 janar 2024 merr detyrën e Drejtoreshës në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme në Gjilan.
Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, synim kryesor ka ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe transparente për të gjithë qytetarët
Zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi nga fushëveprimtaria e saj
Kryen shërbimet që kanë të bëjnë me punët e Sektorit të Gjendjes Civile, Qendrës për Shërbim me Qytetarë dhe Shërbimit të Autoparkut
Sektori i Gjendjes Civile kryen veprime administrative të gjendjes civile siç janë: plotësimi, përditësimi dhe administrimi i regjistrave të gjendjes civile, zhvillimi i procedurave administrative, mbajtja e akteve të gjendjes civile, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile si dhe veprimeve tjera juridike administrative në pajtim me legjislacionin në fuqi
Qendra për Shërbim me Qytetarë kryen veprime administrative siç janë: pranimi i kërkesave të ndryshme nga palët dhe adresimi i tyre në Drejtoritë /Njësitë/Zyrat përkatëse për shqyrtim dhe zgjidhjen e tyre,
Njofton palët për përgjigje në kërkesat e tyre
Shërbimi i autoparkut kryen shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e tij, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare etj.
Cakton objektivat në pajtim me strategjinë dhe planin e drejtorisë si dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur këto objektiva
Menaxhon stafin dhe buxhetin e drejtorisë dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit
Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime si dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë
Zhvillon dhe mbikëqyre politikat për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore në drejtori
Si dhe shumë aktivitete të tjera që paraqesin shtyllat bazike përmes së cilave qytetarët do të marrin shërbime cilësore dhe të shpejta administrative në Komunë.