Drejtor: Shpend Nuhiu
E-mail: shpend.nuhiu@rks-gov.net
Numri i telefonit: +383 44 249 541
………………………………………………………
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë
Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore
Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i
Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës
Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT-in
Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune
Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve në pajtim me parimet e mos diskriminimit
Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT
Nxitë barazinë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar dhe të mesëm
Regjistrimi, inspektimi i shëndetit publik dhe sigurisë si dhe licencimi i institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin
Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre
Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me ligjet aplikative
Bënë trajnimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT-i
Përkujdeset për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës
Përkujdeset për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal
Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT
Përgatitja, miratimi dhe implementimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e Mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit si dhe masat disiplinore
Miratimi i pushimeve lokale të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës
Merr vendim për rritjen e numrit të institucioneve parashkollore, shkollave fillore, të mesme dhe speciale në nivel të komunës
Merr vendim për ankesat ndaj organeve drejtuese të institucioneve arsimore të parapara me ligj
Miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e Këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore
Në marrëveshje me MASHT-in, miraton rregulloret për themelimin shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në komunë
Nxitë bashkëpunimin midis mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes
Bashkëpunon me drejtoritë tjera të arsimit të komunave tjera në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla
Përcakton zonat specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komunal
Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si dhe bënë sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujin e freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore
Merr masa për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës
Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, të nxisë shtimin e shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë
Shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme, drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera Komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special
Bënë vlerësimin e nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj
Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional
Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale
Ushtron edhe kompetenca tjera të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.